Distria Krasniqi e fillon në mënyrë fantastike Grand Slamin e Parisit, kualifikohet në çerekfinale lehtësisht
Xhudistja, Distria Krasniqi, ka treguar se pse është numri një i botës në kategorinë deri në 52 kilogram, duke arritur dy fitore të shpejta në Paris Grand Slam 2024, ku u kualifikua në çerekfinale.
Fillimisht u përball me francezen Leonie Gonzalez në raundin e dytë, pasi të parin e kaloi pa ndeshje, ku fitoi me Ippon.
Ndërsa në raundin e tretë u takua me koreanen Seyun Jang, ku me dy pikë nga Waza-ari fitoi ndaj saj, për të vazhduar luftën e saj në çerekfinale, ku do ta presë njërën nga fitueset prej përballjes Bishrelt - Chopade.
Krasniqi është favorite për të arritur në fazën e finaleve, që në rast të një fitore kualifikohet në gjysmëfinale.