Dilema e De Jong - Barcelona apo Manchester United - NACIONALE

Dilema e De Jong - Barcelona apo Manchester United

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Mesfushori holandez, Frenkie de Jong, është brenda një lëmshi të madh. Atij iu kërkua të largohet nga Barcelona që ai e ka skuadër të zemrës, dhe tani mund të përfundojë në Manchester United, skuadër për të cilën nuk ka shprehur admirim asnjëherë.

Ky vikend e pa 25-vjeçari të grumbulluar me skuadrën për katër ndeshjet miqësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, disa ditë pasi klubi spanjoll i kërkoi mesfushorit të largohej e të nënshkruante për djajtë e kuq.

De Jong nuk e dëshiron largimin nga Camp Nou, me trajnerin e katalanasve që nuk është i gatshëm për ta humbur një talent kaq unik.

Barcelona tani ka shumë borxhe për të kryer, borxhe që e pengojnë në regjistrimin e lojtarëve të rinj, kështu që është e detyruar të shesë lojtarë pasi që shumë lojtarë në një pozicion.

Mesfushori i Kombëtares së Holandës është në një situatë të keqe, ku aftësitë e tij në futboll janë më pak të rëndësishme se financat e skuadrës së tij aktuale. Ai është lojtari që mund të sjelli më së shumti të ardhura nga të gjithë lojtarët e Barcelonës, me vlerën e tij që cilësohet në treg prej 90 milionë eurosh.

Aq është edhe oferta e djajve të kuq, me të cilët skuadra spanjolle tani ka një pajtueshmëri me anglezët, dhe ka mbetur vetëm lojtari të bindet për këtë lëvizje.

Kjo nuk është një marrëveshje që e kënaq mesfushorin e talentuar, pasi që synimi i tij ishte të luante për Barcelonën si fëmijë, ku edhe e vizitonte shpesh qytetin e Katalunisë së bashku me familjen e tij.

Eksperienca në Barcelonë, në klubin ëndrrave të tij si duket përfundoi shpejt, me vetëm 138 paraqitje dhe vetëm një trofe të fituar, atë të Kupës së Mbretit, karrierë kjo dëshpëruese kjo për lojtarin që se kishte ëndërruar një rrugëtim të tillë.

De Jong ra në sytë e skuadrave evropiane më së shumti në sezonin 2018/19 kur me Ajaxin në Ligën e Kampionëve rrëzuan Real Madridin dhe Juventusin, duke arritur deri në gjysmëfinale, ku pastaj u mposhtën nga finalisti, Tottenham Hotspur.

Por ndryshe nga Ajaxi, Frenkie në Barcelonë luan në pozita të ndryshme, që ndonjëherë nuk ia kanë dhënë rehatinë që ai duhet ta ndjejë në atë pozitë. Ai luan si mesfushorë i avancuar në Barcelonë, me Sergio Busquets që përkujdeset për pjesën defensive.

Tani ai është lojtar i shumë pozicioneve në fushë, duke e bërë lojtar më të kompletuar se para katër viteve kur e demolonte Luka Modricin e Real Madridin në fushë me atë fitoren në Bernabeu 4:1 me Ajaxin. Por gjithsesi ai nuk arriti të shfaqë potencialin e tij të plotë në fushë dhe shumë tifozë katalanas janë të dëshpëruar me këtë.

Tani bashkimi me ish-trajnerin e tij te Ajaxi, Erik ten Hag, duket që është shumë afër. Nën urdhrat e trajnerit holandez, mesfushori u paraqit në 59 ndeshje përgjatë dy sezoneve, duke luajtur si mesfushorë organizues përkrah me Lasse Schone, ku ishte thjesht i padiskutueshëm dhe në sezonin e tij të dytë arritën t’i magjepsin të gjithë tifozët anembanë botës së futbollit me rrugëtimin e tyre në Ligën e Kampionëve.

Barcelona dëshiron që lojtari të largohet, De Jong është ndërmjet zgjedhjes së vështirë – të skuadrës së zemrës apo skuadrën që nuk ndjenë fare për të.

Lajme të ngjashme