De Jong dhe Depay në listën e gjatë të Barcelonës që mund të largohen në këtë verë
Gjiganti spanjoll, Barcelona, janë në proces të lirimit të 11 lojtarëve nga skuadra e parë, në mënyrë që të zvogëlojë në maksimum borxhin që ka.
Klubi katalanas veçse ka filluar me largimet e mëdha, me presidentin e klubit, Joan Laporta i cili dëshiron të zvogëlojë skuadrën e parë për t’iu bërë vend nënshkrimeve të reja.
Blaugranësit në vitin 2021 kishin publikuar borxhin prej 1.35 miliardë euro, dhe që nga atëherë janë duke u munduar të ndreqin llogaritë financiare, me Laportan që shiti 49,9% të licencës së klubit dhe të drejtave të marketingut.
Barcelona gjithashtu ka rënë dakord për të shitur një pjesë të madhe nga të ardhurat e drejtave televizive të La Liga-as, pasi ata kërkojnë të mbledhin 600 milionë eurot e nevojshme që nënshkrimet të regjistrohen lirshëm.
Sidoqoftë, ata do të jenë të detyruar të shesin një numër të madh të lojtarëve për të regjistruar lojtarët e rinj, por cilët janë lojtarët që pritet të sakrifikohen?
Frenkie de Jong – mesfushori holandez i cili iu bashkua Barcelonës për 75 milionë euro nga Ajaxi, është i lidhur fort me një kalim të mundshëm në Manchester United.
Sergino Dest – përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është tjetri lojtar që erdhi nga Ajaxi te Barça, por asnjëherë nuk bindi për të qenë një nga figurat kyçe në formacionin bazë.
Samuel Umtiti – qendërmbrojtësi francez, i cili është në Barcelonë që nga viti 2016, do të mund të ndihmonte në financat e klubit nëse do të shitej, pasi që këtë vit në janar zgjati kontratën me ulje page.
Memphis Depay – sulmuesi holandez shënoi vetëm 13 gola në 38 paraqitje me blaugranat, duke mos treguar asgjë që nga ardhja si lojtar i lirë nga skuadra e Lyonit.
Miralem Pjanic – mesfushori boshnjak u dërgua në huazim në Besiktas për sezonin 2021/22 pasi që dështoi të ishte në planet e Ronald Koeman, i cili ishte trajner vitin e kaluar te Barcelona.
Neto – portieri brazilian, ka qenë zgjedhja e dytë në golin e Barcelonës për tre vitet e fundit dhe është i lidhur me klubin deri në vitin 2024. Ai është në radarin e Everton e Aston Villës dhe do të ishte mundësi e mirë për Barcelonën që të fitonte në këtë rast.
Lojtarët tjerë që mund të largohen janë: Moussa Wague, Oscar Mingueza, Francisco Trincao, Riqui Puig dhe Martin Braithwaite.
Deri më tani nga skuadra e Barcelonës si largim i kompletuar është vetëm Philippe Coutinho, i cili iu bashkua Aston Villës si marrëveshje përfundimtare për 20 milionë euro pas një sezoni të suksesshëm të kaluar atje, edhe pse Barcelona siguroi shërbimet e tij për 120 milionë euro nga Liverpooli. Ndërsa Clement Lenglet është larguar dje vetëm në formë huazimi, për të cilin Barcelona shpreson se mund ta përmbyllë me marrëveshje përfundimtare në vitin tjetër.

