Barcelona më në fund me ofertë për Raphinhan, rivalizon Chelsea - NACIONALE

Barcelona më në fund me ofertë për Raphinhan, rivalizon Chelsea

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Historia e gjatë e yllit brazilian, Raphinha, është duke marrë rrugën përfundimtare. Barcelona më në fund ka dërguar ofertë te Leeds United, dhe tani është në dorën e lojtarit të zgjedh me Chelseas e Barcelonës.

Pavarësisht se Barcelona është në gjendje jo të mirë financiare, ata kanë arritur që përmbushin kërkesat e skuadrës nga elita e futbollit anglez, duke rivalizuar Chelsean me ofertë të njëtë.

Oferta e katalanasve është 70 milionë euro plus bonuset e mundshme, e njëjta ofertë që Leeds ra dakord me londinezët javën e kaluar.

Ndërkohë skuadra tjetër nga Londra, Arsenal, është jashtë garës për futbollistin ani pse kishte një interesim serioz në fillim të afatit kalimtar.

Barcelona nisi afatin kalimtar me një borxh 600 milionë euro, një pengesë e madhe për afatin kalimtar, megjithëse ka bërë disa hapa para duke shitur disa nga të drejtat televizive, ata sërish mbetën në një gjendje të rënduar.

Skuadra nga Katalonia, javën e kaluar zyrtarizoi kalimet e Franck Kessie dhe Andreas Christensen, por asnjëri nga lojtarët ende nuk mund të regjistrohet, deri sa të paguhet borxhi që ka skuadra.

Me këtë gjendje në mendje, oferta që ka bërë te Leeds United thuhet se do të paguhet me këste në të paktën për tre vite, ndërsa Chelsea ka ofruar të gjitha paratë në një këst.

Dëshira e Raphinhas është Barcelona, me të cilën pati akord që në muajin maj, por tani ai bashkë me menaxherin e tij, Deco, i kanë vendosur ultimatum katalanasve që brenda 48 orëve të përfundohet kalimi i tij, në të kundërtën mund ta zgjedh, Chelsean.

Lojtari brazilian dëshiron sa më shpejtë të bëhet me skuadër të re, që të arrijë në kohë për sezonin që fillon në muajin gusht.

Lajme të ngjashme