Dështon "pista" Malmo? Gazeta zvicerane zbulon destinacionin e mundshëm të Shkëlqim Vladit - NACIONALE

Dështon "pista" Malmo? Gazeta zvicerane zbulon destinacionin e mundshëm të Shkëlqim Vladit

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Gazeta e madhe zvicerane, Blick, shkruan se sulmuesi Shkëlqim Vladi do t’i bashkohet Luzernit ose Grasshoppers në Superligën e Zvicrës.

Pavarësisht një sezoni të vështirë të Aaruat në ligën e dytë zvicerane, Vladi ka kaluar një formë të shkëlqyer duke qenë në vëmendjen e disa klubeve.

Klubi i madh suedez Malmo është i interesuar për shërbimet e kosovarit, mirëpo një marrëveshje e tillë mesa duket nuk do të realizohet. Gjithnjë sipas gazetës zvicerane, Vladi do t’i bashkohet një skuadre në Superligën e Zvicrës.

"Vladi që një kohë të gjatë është në listën e drejtorëve sportivë të Superligës. Sipas informatave tona, Luzern dhe GC janë të interesuar për shërbimet e tij. Të dy klubet janë të interesuara për një sulmues si Vladi i Aaraut", shkroi “Blick”.

Kosovari deri më tani ka shënuar 12 gola në fanellën e Aaraus këtë edicion.

U ftua nga Giresse në shtator, por mungoi shkaku i lëndimit

Shkëlqim Vladi kishte marrë një ftesë në shtatorin e kaluar nga përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse.

21-vjeçari ishte ndarë i lumtur dhe motivues me atë ftesë të përzgjedhësit francez duke thënë se synon të jep kontributin te Kosova.

Jam krenar që mund ta bëj një hap tjetër dhe do t’i qasem kësaj detyre me shumë motivim dhe përulësi”.

Sigurisht synimi im është të marrë maksimumin nga kjo ftesë dhe të jap kontributin tim personal në suksesin e përbashkët të ekipit kombëtar”, kishe deklaruar Vladi për faqen zyrtare të Aaraus.

Sidoqoftë, fatkeqësisht Vladi nuk ishte në gjendje ta përfaqësonte Kosovën pasi pësoi lëndim disa ditë para grumbullimit.

Lajme të ngjashme