De Bruyne: S’jemi favorit ndaj Francës, por duam ta fitojmë “Euro 2024” - NACIONALE

De Bruyne: S’jemi favorit ndaj Francës, por duam ta fitojmë “Euro 2024”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Kevin de Bruyne thotë se Belgjika s’është favorit ndaj Francës por duhet ta eliminojë për ta fituar tërë Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Belgët kishin mjaftë vështirësi në grupin e tyre, duke vazhduar si pozitë e dytë me katër pikë prapa Rumania.

Belgjika bëri paraqitje të zbehët edhe në përballjen e fundit andaj edhe u kritikua nga tifozët, ndërsa në 1/8 e finales do të përballet me njërin nga favoritët, Francën.

De Bruyne thotë se Belgjika nuk do të jetë favorit mirëpo do të tentojë ta eliminojë sepse dëshiron ta fitojë tërë Evropianin.

“Nuk jemi favorit kundër Francës, por duhet të mposhtim të gjithë për ta fituar Euro 2024. Kemi qenë edhe në krahun e djathtë të fotografisë dhe jemi eliminuar, prandaj nuk vlen shumë”, deklaroi shkurtimisht ai.

Ndërkohë, fituesi i kësaj përballje do të takohet me fituesin e ndeshjes mes Portugalisë dhe Sllovenisë.

Lajme të ngjashme