Danilo shënon në fund të takimit, Juventusi merr pikët e plota ndaj Udineses
Gjiganti italian, Juventus, ka arritur të shënojë fitore minimale në shtëpi ndaj Udineses, duke e mposhtur 1:0 me golin e Danilos tre minuta pa përfunduar takimi, kështu duke mbajtur gjallë shpresat për titullin kampion.
Para se të fillonte ndeshja, në Allianz Stadium u mbajt një minutë heshtje në nderë të legjendës që ndërroi jetë dje, Gianluca Vialli, që një pjesë të mirë të karrierës së tij e kaloi në Juventus.
Juventus and Udinese observe a minute’s silence for Gianluca Vialli ✨ pic.twitter.com/6hZM7dxxKK
— 433 (@433) January 7, 2023
Udinese, një nga skuadrat më simpatike këtë sezon në Serie A, që pati një nga nisjet më të mira të saj në kampionat, edhe kësaj radhe nuk u tregua aspak inferiore ndaj skuadrës më të trofeshme italiane, duke pasur posedimin e topit në të mirë të tyre, e gjithashtu edhe raste patën pothuajse njëjtë, por një pakujdesi në minutat e fundit i kushtoi atyre me tre pikë të humbura.
Ndoshta më meritore për këto tre pikë ishte portieri Wojciech Szczesny, që bëri një pritje vendimtare në minutën e 18-të të takimit, e cila po të shënohej gol, lehtësisht mund ta ndërronte kahun e takimit, duke parë ndeshjet e zhvilluara deri më tani nga ‘friulitanët’.
Zhvillohej minuta e 87-të e takimit, kur anësori italian, Federico Chiesa bëri një depërtim në zonën e rrezikshme, për të asistuar për brazilianin, Danilo, që me portën boshe shënoi për 1:0.
Ky gol ishte shumë i vlefshëm për zonjën e vjetër, pasi doli të ishte i fitores së shumë kërkuar.
Momentalisht, Juventus gjendet e dyta në renditjen e Serie A-së me 37 pikë të grumbulluara në 17 ndeshje të zhvilluara, katër më pak se lideri Napoli që ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe një më shumë se Milani i vendit të tretë, që po ashtu ka një ndeshje më pak.
Përmbledhja nga ndeshja Juventus - Udinese:
