PDK-ja refuzon ftesën e Kurtit, Hamza: Do të qëndrojmë në opozitë - NACIONALE

PDK-ja refuzon ftesën e Kurtit, Hamza: Do të qëndrojmë në opozitë

1 orë më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratike Kosovës i ka thënë “jo” takimit me liderin e VV-së, Albin Kurti.

Gazeta Nacionale ka siguruar letrën që kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, ia ka dërguar liderit të VV-së, Albin Kurti.

Në letër thuhet se PDK-ja do të vazhdojë të qëndroje në opozitë.

Duke ju referuar takimit të parë 10 korrik 2026 dhe qëndrimit publik të PDK-së, ju rikofimroj se, në rrethanat aktuale, qëndrimi ynë është që të vazhdojmë të qëndrojmë në pozitë”, thuhet në letrën e Hamzës.

Tutje, Hamza ka vlerësuar se pret që Kurti të pajtohet me partitë tjera parlamentare për formimin e institucioneve të reja.

Presim që ju, në përputhke me përdjegtë që ju burojnë nga zgjedhjet e 7 qershorit 2026, së bashku me partitë e tjera të përafruara në Kuvendin e Kosovës, të arrini marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja të vendit”, është thënë në letër.

Gjini ia kthen letrën Kurtit, refuzon takimin, përsërit gjashtë kushtet e Aleancës për themelimin e institucioneve

Gazeta Nacionale ka siguruar letrën që kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ia ka dërguar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në përgjigje të ftesës për takim lidhur me themelimin e institucioneve.

Në letrën e datës 3 gusht 2026, Gjini rikujton se Aleanca e kishte bërë të qartë qëndrimin e saj edhe në përgjigjen e 9 korrikut, duke theksuar se partia nuk ka interes të bëhet pjesë e Qeverisë së Kosovës "në asnjë format". Sipas tij, Aleanca ka ofruar mbështetje vetëm për themelimin e institucioneve dhe shmangien e zgjedhjeve të reja, duke pasur parasysh edhe zgjedhjen e presidentit.

Gjini shkruan se AAK-ja i ka paraqitur gjashtë prioritete, të cilat, sipas tij, janë në interes jetik për Kosovën dhe qytetarët, por se nuk ka marrë asnjë përgjigje për to. Këto përfshijnë pranimin e projektit të gazit amerikan, nisjen e procedurave për ndërtimin e një termocentrali të ri me thëngjill, rritjen e pragut të TVSH-së për bizneset e vogla nga 30 mijë në 100 mijë euro, lirimin e tokës së punuar nga tatimi në pronë, financimin e plotë të projekteve infrastrukturore të mbetura pezull dhe ndarjen e 800 milionë deri në 1 miliard euro për investime kapitale në Prishtinë.

Në fund të letrës, kreu i Aleancës shprehet se, përderisa nuk ka përgjigje për këto pika, "Aleanca nuk sheh fare arsye që të takohemi në këtë format".

Kurti sërish "hile" me ftesa, cakton kryeministrinë si vend

Kryetarit të Vetëvendosjes i takon që t’i ftoj partitë politike në takime e të siguroj votat për konstituimin e Kuvendit si dhe formimin e institucioneve. Albin Kurti, që ësthë kryetari i subjektit me më së shumëti vota, vazhdon që të “luaj” me këto ftesa. Në ftesën dërguar Aleancës, ai ka ftuar Kryetarin e saj, Ardian Gjini për t’u takuar në kryeministri.

Lajme të ngjashme