Cristiano Ronaldo: Skuadra jonë është afër të prishet nga forca të jashtme
Ylli dhe kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka dërguar një mesazh të fortë në drejtim të kombëtares së tij, mes spekulimeve se ai kërcënoi të largohej nga skuadra, pas lënies në stol në ndeshjen e fundit, duke thënë se forcat e jashtme po mundohen ta prishin harmoninë në skuadër.
Ronaldo ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke thënë se kjo skuadër është shumë e fortë për t’u thyer nga forcat e jashtme.
.jpg?format=jpg)
"Një grup shumë i bashkuar për t'u thyer nga forcat e jashtme," shkroi ai në Facebook. "Një komb shumë i guximshëm për të lënë veten të trembet nga ndonjë kundërshtar. Një ekip në kuptimin e vërtetë të fjalës, i cili do të luftojë për ëndrrën deri në fund! Besoni me ne! Forca, Portugali!"
Ronaldo do të shpresojë që të kthehet në 11-shen e Portugalisë si fillim për ndeshjen kundër Marokut, por sigurisht nuk i është garantuar një vend në skuadër. Sulmuesi i Benficas, Goncalo Ramos, po përpiqet fort për një vend pasi erdhi në vend të Ronaldos kundër Zvicrës dhe shënoi një hat-trick në fitoren 6-1.

Kundër Zvicrës, Goncalo Ramos u bë lojtari i parë që shënoi një hat-trik në fillimin e tij të parë në Kupën e Botës që nga Miroslav Klose në Botërorin 2002. Ramos ka shënuar tre gola në 74 minuta të luajtura në fazën eliminatore të Kupës së Botës, ndërsa Cristiano Ronaldo është ende në kërkim të golit të tij të parë në fazën eliminatore të kësaj gare, pasi që në katër Kupat e Botës paraprake nuk ka shënuar (531 minuta të luajtura).

Ronaldo dhe bashkëlojtarët e tij do të përballen me Marokun të shtunën në çerekfinale të Kupës së Botës 2022. Fituesi do të përballet me Anglinë ose Francën në gjysmëfinale.


