Cristiano Ronaldo, çele gur gojën
Cristiano Ronaldo, njeriu më i ndjekur në planet, vazhdon të heshtë në të gjitha frontet pasi Lionel Messi i ndihmoi Argjentinës ta fitojë Kupën e Botës 2022 të dielën mbrëma.
Messi e udhëhoqi Argjentinën drejt lavdisë në Stadiumin Lusail në Katar, duke e mposhtur kampionen në fuqi Francën 4:2 në penallti, pasi një barazim drithëruese 3:3 në 120 minuta lojë.
Për shumicën e tifozëve, ish-futbollistëve dhe ekspertëve të futbollit, finalja mes Argjentinës dhe Francës është më e mira në historinë e Kupës së Botës.
Megjithatë, Ronaldo duket se nuk mendon kështu. Ai në fakt, po hesht për ngjarjen më të madhe të sportit në botë.
Ronaldo – i cili i ka 780 milionë ndjekës në përgjithësi në të gjitha rrjetet sociale – çele gur gojën në rrjetet sociale.
Ai nuk e ka përdorur Facebookun, Instagramin apo Twitterin për të komentuar rreth finales. Ai po ashtu ka ngurruar ta urojë publikisht rivalin e vet Lionel Messi.
Ronaldo u rrëzua nga ai që pritet të jetë Botërori i fundit në karrierë, kur Portugalia u mposht befasisht 1:0 nga Maroku në çerekfinale të turneut në Katar.

Sulmuesi 37-vjeçar ishte lënë rezervistë në ndeshjen paraprake kundër Zvicrës dhe në atë kundër Marokut. Ronaldos iu dha mundësia menjëherë në pjesën e dytë, por ai nuk mundi ta shpëtojë Portugalinë nga dështimi, gjithsesi.
Ronaldo ishte tejet i zhgënjyer dhe i tërbuar saqë u largua drejt zhveshtores menjëherë, derisa bashkëlojtarët po e ngushëllonin njëri-tjetrin.
Megjithatë, e kundërta mund të thuhet për Messin. 35-vjeçari shënoi dy herë në finale për Argjentinën dhe pastaj penalltinë gjatë ekzekutimit të penalltive për t’ia siguruar vendit trofeun më të çmueshëm në futboll.
Messi u zgjodh lojtari më i mirë i Kupës së Botës për paraqitjet mbresëlënëse që i pati gjatë gjithë turneut.

Miliona njerëz, ekspertë dhe ish-futbollistë dhe të famshëm e uruan Messin në rrjetet sociale për arritjen e tij më të madhe në karrierë.
Megjithatë, Ronaldo çele gur gojën! Postimi i tij i fundit në Instagram u bë javën e kaluar. Në Twitter ai postoi për herë të fundit para 10 ditëve, ndërsa në Facebook para tetë ditëve.
Ronaldo ka heshtur madje edhe për largimin e trajnerit të Portugalisë, Fernando Santos, me të cilin e kishte fituar Kampionatin Evropian 2016.
