Conte pas mbylljes së afatit kalimtar: Ende ka diferencë të madhe ndërmjet Tottenhamit dhe top klubeve
Trajneri italian i Tottenham Hotspur, Antonio Conte, ka pranuar se do t’i nevojiteshin edhe dy apo tre transferime që skuadra e tij të garojë me top skuadrat evropiane, duke aluduar se ekziston ende një dallim mes skuadrave.
Ishte një afat kalimtar veror mjaftë produktiv për Spursat. Ata ishin në gjendje të siguronin shërbimet e lojtarëve që ju nevojiteshin në disa pozita kruciale brenda skuadrës, me disa nënshkrime kyçe, por trajneri italian mendon që skuadra e tij nuk është edhe aq gati të konkurrojë me skuadrat më të mira në Premierligë dhe në Ligën e Kampionëve.


“Në këtë afat kalimtar ne bëmë atë që klubi mund të bënte”, tha Conte pas mbylljes së afatit kalimtar. “Dhe unë mendoj se kemi bërë gjëra të mira.
“Por duhet të jem i sinqertë me ju, sepse nëse shoh skuadrat e tjera të klubeve më të mira, ka ende shumë distancë ndërmjet nesh. Dhe për këtë arsye ne duhet të dimë se ne sapo kemi filluar këtë proces për të përmirësuar skuadrën.
“Në këtë afat kalimtar ne u përpoqëm ta bëjmë këtë dhe gjithashtu në janar, me Rodrigo, Bentancur dhe Dejan Kulusevski. Për të qenë të sigurt, për të qenë konkurrues, për të luftuar, për të qenë pretendent për titull, por edhe për të marrë një vend në Ligën e Kampionëve, duheshin së paku edhe tre transferime më shumë, përpara se të përmirësohemi dhe të jemi në të njëjtin nivel me klubet e tjera më të mira”.

Duke filluar me raundin e parë të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve këtë javë, ndeshjet vijnë të rënda dhe të shpejta nga tani deri në pushimin për Kupën e Botës.
Tottenham sigurisht që ka një thellësi më të madhe skuadre se sa kishte në fund të sezonit të kaluar, por do të vihet vazhdimisht në provë gjatë dy muajve të ardhshëm.
Nga tani deri në pushimin e mesit të nëntorit për Kupën e Botës, Spurs kanë 18 ndeshje për të luajtur në të gjitha garat. Kjo ecuri e paprecedentë përfshin nëntë ndeshje në mesjavë, një ecuri me të cilën secila prej skuadrave që konkurrojnë në Evropë do të duhet të përballet përpara turneut dimëror.
Krejt kjo ndodhë për shkak të Kampionatit Botëror që mbahet në Katar gjatë muajve nëntor e dhjetor, për herë të parë në histori të kësaj gare të madhe botërore.
