Chelsea theu rekordin botëror me kompensimin që ia bëri Brightonit për Graham Potter
Është zbuluar kompensimi marramendës që Chelsea pagoi te Brightoni për trajnerin, Graham Potter, në shtator të vitit 2022.
Epoka e Todd Boehlyt në Stamford Bridge duket se ka filluar aty ku pronari i mëparshëm Roman Abramovich e kishte lënë, kur trajneri fitues i Ligës së Kampionëve, Thomas Tuchel u shkarkua pas vetëm shtatë ndeshjesh në sezonin e ri. Chelsea ishte në vendin e gjashtë në Premierligë në atë kohë. Boehly veproi shpejt për të gjetur zëvendësuesin e gjermanit, duke vjedhur Potterin nga Brighton brenda pak ditësh.
Por kjo lëvizje nuk ishte pa kosto. Për të qenë të saktë të kaltrit paguan 26.3 milionë euro kompensim në drejtim të pulëbardhave, siç zbulohet nga gazetari i Standard Sport, Nizaar Kinsella. Shifra e tepruar është rezultat i kontraktimit të Potter me Brighton deri në vitin 2025, dhe mendohet të jetë rekord botëror sa i përket kompensimeve për trajner.

Ky kompensim bëri që librat financiar të Brightonit të ishin pozitive, duke postuar të ardhura rekord prej 213 milion euro. Pulëbardhat gjetën një pasardhës të denjë, ish-trajnerin e Shakhtar Donetsk, Roberto De Zerbi, i cili ka vazhduar punën e shkëlqyeshme aty ku e kishte lënë Potter.
Ndërkohë, trajneri i ri i Chelseat ka luftuar për të zbatuar stilin e tij të lojës mes një sezoni ndryshimesh të paprecedentë në klub, si në aspektin e pronësisë ashtu edhe në marrëveshjet në afatet kalimtare.

