Zyrtare: Graham Potter trajner i ri i Chelseas - NACIONALE

Zyrtare: Graham Potter trajner i ri i Chelseas

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Chelsea ka prezantuar zyrtarisht se trajneri Graham Potter ka marrë tani "timonin" e klubit londinez.

Përmes një komunikate zyrtare, "Blutë" kanë njoftuar marrëveshjen pesëvjeçare me Potter.

"Chelsea është e lumtur t'iu njoftojë se Graham Potter është trajneri ynë i ri, që na u bashkua për pesë vite që të sjellë futboll progresiv në klub", shkroi klubi anglez.

Pas zyrtarizmit, trajneri i ri deklaroi se mezi pret të bashkëpunojë me lojtarët e rinj të Chelseas dhe të punoj shumë për të rindërtuar një skuadër të fortë.

"Jam duke shikuar përpara që të punoj me këtë grup të lojtarëve dhe rrisim një skuadër që tifozët tanë të mrekullueshëm të jenë krenar".

"Jam shumë krenar dhe i emocionuar që do të përfaqësoj Chelsean. Mezi pres të punoj me atë grup".

Ai gjithashtu falënderoi Brightonin që i dha mundësinë të largohet dhe gjithashtu për lojtarët për punën e bërë gjatë kësaj kohe.

"Gjithashtu do të doja të falënderoja Brighton Hove Albion që më lejoi këtë mundësi dhe sidomos Tony Bloom dhe të gjithë lojtarëve, stafit dhe mbështetësve për mbështetjen e vazhdueshme në klub"

Ndërsa, presidenti i Chelseas, Todd Boehly tregoi besimin e plotë te Potter, nga i cili pret ta bëjë klubin më të suksesshëm.

"Jemi të gëzuar që kemi sjellë Graham te Chelsea. Ai është një trajner i dëshmuar që i përshtatet vizionit tonë në klub. Nuk është vetëm talenti i tij, por ka aftësi që përpos në fushë ta bëjë Chelsean një klub më të suksesshëm".

"Ai ka pasur efekt në klub më herët dhe jemi të gatshëm të shohim gjërat pozitive te Chelsea. Do ta mbështesim atë, stafin dhe skuadrën që do të tregojë potencialin e plotë në muajt dhe vitet e ardhshme", përfundoi Boehly.

Lajme të ngjashme