Graham Potter drejt shkarkimit, Pochettino i hapur ta drejtojë Chelsean - NACIONALE

Graham Potter drejt shkarkimit, Pochettino i hapur ta drejtojë Chelsean

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Mauricio Pochettino është i interesuar për të drejtuar Chelsean, në rast që Graham Potter shkarkohet gjatë javëve në vijim.

Potter është në presion të vazhdueshëm pas katër humbjeve në gjashtë ndeshjet e fundit në Premierligë.

"Blutë" menaxhuan vetëm një fitore në shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, duke pësuar edhe eliminim turpërues në FA Cup nga Manchester City (4:0).

Raportohet se presidenti Todd Boehly vazhdon ta mbështes Potterin, që arriti nga Brighton në shtator, mirëpo tifozët janë kthyer kundër këtij të fundit.

Sidoqoftë, ky qëndrim i Boehlyt mund të ndryshojë në rast që Chelsea vazhdon këtë formë të mjerueshme.

Sipas "The Sun", ish trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino është duke e vëzhguar nga afër këtë situatë. 50-vjeçari është i papunë që kur u shkarkua nga PSG-ja në korrik.

Përpos kësaj, Pochettino është i hapur për rikthimin te Tottenham në rast që trajneri aktual Antonio Conte largohet në të ardhmen e afërt.

Situata e Potter mund të vështirësohet ose do të nis të përmirësohet këtë të premte, kur Chelsea do të jetë mysafir i Fulhamit.

Ndeshja mes Fulhamit dhe Chelseas do të nis me fillim nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme