Chelsea rrit ofertën për mbrojtësin e Sevillas, pret përgjigje pozitive nga klubi spanjoll
Chelsea nuk është vonuar dhe ka propozuar ofertën e dytë për Jules Kounden. Tani Sevilla është duke i bërë vlerësimet e saj para se ta japë vendimin përfundimtar.
Thomas Tuchel nuk e ka ndërmend që t'i ndahet njërit prej objektivave kryesorë për sezonin e ri. Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të djathtë francez, Jules Kounde, i cili është veçuar me paraqitje të mira prej që është pjesë e klubit spanjoll.
Deri më tani mbrojtja londineze ka pësuar shumë ndryshime. Largimi i Rudiger ka qenë i dhimbshëm, pasi ai ishte përshtatur mjaft mirë në skemat e trajnerit. Por, në fund ai zgjodhi që karrierën e tij ta vazhdojë te klubi mbretëror, Real Madrid.
Oferta e dytë e Chelseat për Kounde
Klubi londinez gjatë mbrëmjes së sotme ka dërguar edhe ofertën e dytë në drejtim të Sevillas për yllin e saj.
Gjithnjë duke u bazuar në burimet e gazetarit Fabrizio Romano, oferta e Chelseat për Sevillan është prej 64 milionë eurove. Tani bisedat mes klubeve po vazhdojnë rreth metodologjisë së pagesës të kartonit, si dhe për detaje tjera shtesë.
Chelsea po pret një dritë jeshile, sepse konsideron që oferta e dytë është racionale dhe i përmbushë kërkesat e klubit spanjoll.
Në fakt, kishte disa ditë që raportohej nga gazetarë të afërt me të dy klubet që me 65 milionë euro negociatat mund të arrinë deri në përfundimin.
Po ashtu, Sevilla ka nevojë që të shesë lojtarë, sepse bilancin vjetor nuk e ka prej më të mirëve të mundshëm. Shitja e mbrojtësit francez do t'u mundësonte atyre që të lëviznin në tregun e lojtarëve, për të sjellë në skuadër futbollistë të ri, që do të sillnin energji të reja.
Në anën tjetër, Chelsea e dëshiron me shumë insistimin Kounden ta ketë në radhët e veta sa më parë që është e mundur, në mënyrë që të jetë pjesë e skuadrës para fillimit të edicionit të ri në Premierligë, që fillon më 5 gusht.

