Chelsea e njofton Sevillan se e dëshiron me ngulm yllin e saj
Reparti i mbrojtjes po pëson ndryshime drastike te Chelsea. Tuchel po mendon ta përforcojë këtë repart edhe me një mbrojtës tjetër kualitativ: Jules Kounde.
Të shtunën, Chelsea zyrtarizoi afrimin e Kalidou Koulibaly, i cili ngjalli shumë jehonë në kampin londinez. Megjithatë, drejtuesit e klubit nuk e kanë ndërmend të mjaftohen me kaq.
Tani e një kohë të gjatë ata janë duke e vëzhguar mbrojtësin e krahut të djathtë të Sevillas, Jules Kounde. 23-vjeçari francez ka spikatur në dy sezonet e fundit me paraqitje mjaft të mira, për çka rënë në sy edhe te ekipi i skautingut të Chelseat.
Chelsea akoma nuk ka arritur që t'i kënaqë kërkesat e Sevillas sa i përket ofertës së dëshiruar nga ta, por palët shumë shpejt mund të përafrohen.
Së shpejti oferta e dytë
Sipas ekspertit të transferimit të lojtarëve, Fabrizio Romano, Chelsea ia ka bërë me dije klubit andaluzian që nuk e ka ndërmend t'i ndalë përpjekjet e saj për ta siguruar mbrojtësin në fjalë.
Ata e kanë njoftuar Sevillan se oferta e dytë do të vijë shumë shpejt, pasi ajo e para prej 55 milionë eurosh, plus bonuse shtesë, vetëm se u refuzua.
Ndërkohë, mbrojtësi francez është në bisedime me dy klube: Barcelona dhe Chelsea. Xavi është duke u mundua që ta nxisë atë t'i bashkohet klubit blaugrana.
Kërkesa e Sevillas është e qartë. Ata duan të përfitojnë 65 milionë euro nga shitja e Koundes.
Statistikat te Sevilla
Ashtu siç thamë edhe më herët, në dy sezonet e fundit Kounde ka shënuar një rritje të konsiderueshme të formës së tij, duke u karakterizuar me paraqitje shumë të mira.
Në tërësi, gjatë tre sezoneve sa ai është pjesë e Sevillas, ka regjistruar 133 paraqitje, duke shënuar 9 gola.
Më herët si lojtar senior ai ishte pjesë e Bordeaux në Ligue 1 të Francës, aty ku zhvilloi 70 paraqitje dhe shnëoi 4 gola.
Në përgjithësi, gjatë kampionatit të fundit ai për aryse të lëndimeve të ndryshme ka humbur gjashtë ndeshje.


