Chelsea refuzon ofertën e Interit për Lukakun - NACIONALE

Chelsea refuzon ofertën e Interit për Lukakun

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Chelsea ka refuzuar ofertën e fundit të Interit për sulmuesin Romelu Lukaku, duke kërkuar 45 milionë euro për belgun.

Siç raporton “The Athletic”, skuadra italiane ka bërë një ofertë për Lukakun, por që ishte larg kërkesave të “Bluve”, që e blenë nga italianët në vitin 2021 për 97.5 milionë funte.

30-vjeçari kaloi edicionin e kaluar huazim te Interi, ku shënoi 14 gola në 37 ndeshje për Interin që arritën deri në finalen e Ligës së Kampionëve, mirëpo vuajti nga lëndimet e shumta.

Inter është duke provuar ta blejë sërish sulmuesin mirëpo që nuk janë në gjendje të plotësojnë kërkesat e klubit londinez, gjë tek e cila mund të përfitojnë rivalët.

Raporti shton se Juventus dhe skuadra arabe Al-Hilal janë duke pritur momentin që Inter të largohet nga gara për të provuar ta bindin belgun.

Në fakt, Al-Hilal që disa javë ka negociuar me lojtarin me shpresën për ta bindur t’iu bashkohet ligës së re me yje, por deri më tani futbollisti ëndërron vetëm Interin.

30-vjeçari nuk po e mendon as qëndrimin te Chelsea, ku kaloi një sezon zhgënjyes në edicionin 20221/22, duke shënuar 15 gola në 44 paraqitje në të gjitha garat.

Së fundmi, trajneri i ri Mauricio Pochettino tregoi se pret nga Lukaku të rikthehet në stërvitje në ditët në vijim.

“Situatën e të gjithë palëve e dimë se çfarë mendojmë. Mendoj se në këtë çështje, ai duhet të kthehet më 12 ose 13 korrik që të nisim fazën parapërgatitore”.

“Si për të gjithë lojtarët, gjëja e parë që duhet të bëjnë sapo të arrijnë është të vijnë në zyre dhe të më shohin. Këtë e pres nëse ai është ende lojtar i Chelseas”.

Lajme të ngjashme