“Ai duhet të rikthehet”, Pochettino i dërgon mesazh Romelu Lukakut - NACIONALE

“Ai duhet të rikthehet”, Pochettino i dërgon mesazh Romelu Lukakut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Mauricio Pochettino thotë se sulmuesi Romelu Lukaku duhet të rikthehet në stërvitje te Chelse javën tjetër dhe të thotë “përshëndetje”.

Ish trajneri i Tottenhamit e ka nisur zyrtarisht punën në “Stamford Bridge”, duke kompletuar javën e parë të fazës parapërgatitore.

Shumica e skuadrës së Chelseas janë rikthyer me një numër të vogël që ende mungojnë, shkaku që kanë qenë me kombëtare apo edhe të huazuar edicionin e kaluar.

Kjo përfshin edhe Lukakun, që ishte pjesë e Interit në edicionin 2022/23 ku luajti në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Man Cityt.

Sidoqoftë, Pochettino e ka bërë të qartë se pret që Lukaku të rikthehet në “Stamford Bridge”.

Mendoj se në situatën personale të gjitha palët e dinë se çfarë mendojmë. Në këtë çështje, ai duhet të rikthehet më 12 ose 13 korri, që të jetë pjesë e skuadrës dhe të nis parapërgatitjet”.

Kur lojtarët të arrijnë gjëja e parë që duhet të bëjnë është të vijnë në zyre të më shohin dhe të thonë përshëndetje. Këtë e pres nëse ai është lojtar i Chelseas”.

Lukaku ka refuzuar disa oferta nga klubet arabe pasi dëshiron ta vazhdojë karrierën në Evropë, më saktësisht te Inter.

Inter është duke tentuar ta rikthejë përfundimisht në “Giuseppe Meazza”, mirëpo Chelsea nuk ka pranuar një tjetër huazim andaj bisedimet po vazhdojnë për një shitje të mundshme.

Lajme të ngjashme