Chelsea interviston edhe trajnerin e Sporting Lisbones
Chelsea thuhet se ka intervistuar trajnerin e Sporting Lisbon, Ruben Amorim, pasi është një ndër kandidatët e mundshëm për ta zëvendësuar Graham Potterin.
"Blutë" vazhdojnë të kërkojnë pasuesin e Potter, pavarësisht që ia besuan stolin Frank Lampardit deri në fundin e sezonit.
Siç raporton "The Sun", Chelsea ka krijuar një listë me pesë trajnerë dhe Amorim është më i fundit që ka mbajtur takim me drejtuesit e skuadrës londineze.
Tekniku portugez pëlqehet nga bordi i Chelseas dhe është në vëmendje pasi eliminoi Arsenalin nga Liga e Evropës.
Sporting momentalisht renditët në pozitën e katërt në kampionatin portugez, mirëpo Amorim ka ndihmuar klubin ta fitojë titullin dhe dy kupa në dy sezonet sa ishte në krye, pavarësisht që humbi yllin e skuadrës Bruno Fernandes në vitin 2020.
Presidenti i Chelseas, Todd Boehly ka folur edhe me ish trajnerin e Barcelonës, Luis Enrique derisa nën konsideratë janë edhe ishi i Bayern Munichut, Julian Nagelsmann dhe ai i Fulhamit, Marco Silva.
Në anën tjetër, Lampard ka refuzuar ta mohojë se mund të mbetet trajner. "Nuk do të dal para vetes. Dua të bëj më të mirën në klub dhe të shohim çfarë ndodhë pastaj".
"Ky është Chelsea, nuk duam të jemi në pozitën e 11-të. Për mua nuk ka të bëjë me një biznes të papërfunduar. Dua vetëm të punoj dhe ta ndihmoj klubin sa më shumë të mundem".
Përndryshe, Chelsea do ta zhvillojë një sfidë jo të lehtë si nikoqir i Brightonit, të shtunën me fillim nga ora 16:00.