Chelsea i vendos çmimin Armando Brojës, Milani e Monaco në 'gjueti' për sulmuesin shqiptar
Chelsea është paraqitur e gatshme të pranojë një çmim më të ulët në këmbim të shërbimeve të Armando Brojës, pasi klubi londinez kërkon ta shesë atë në afatin kalimtar veror.
Reprezentuesi shqiptar rikthehet në Stamford Bridge këtë verë, pasi kaloi gjysmën e dytë të sezonit 2023-24 si huazim te Fulham. Të kaltrit po kërkojnë ta largojnë atë, megjithatë, dhe BBC Sport raporton se ata e kanë ulur çmimin e tyre të kërkuar nga rreth 50 milionë funte në një çmim mes 25 dhe 35 milionë funte.
.jpg?auto=webp&format=pjpg&width=3840&quality=60)
Broja është kontraktuar me Chelsean deri në qershor të vitit 2028, por është i përgatitur të largohet nga Stamford Bridge në dritaren e ardhshme të transferimeve. Monaco thuhet se është i interesuar për nënshkrimin e 22-vjeçarit, ndërsa edhe te AC Milan gjithashtu ka qenë të lidhur pasi ata i dhanë lamtumirën ish-yllit të Chelseat, Olivier Giroud, i cili është rrugës për në MLS.
Broja iu bashkua Chelseatit në vitin 2009 dhe erdhi përmes akademisë së të rinjve të klubit, duke bërë 38 paraqitje për klubin. Ai u huazua te Fulham në janar, por bëri vetëm tetë paraqitje - të gjitha nga banka rezervë - dhe nuk arriti të shënonte për këtë skuadër në Premierligë.

Chelsea dhe Broja do të shpresojnë të organizojnë një transferim për sulmuesin shumë shpejt në mënyrë që skuadra londineze të mund të shtojë buxhetin e tyre për sezonin e ri, ndërsa lojtari do të kërkojë të rikthejë karrierën e tij në rrugën e duhur në një klub të ri.
Kujtojmë se Armando Broja është i grumbulluar me Kombëtaren e Shqipërisë dhe pritet të luajë në EURO 2024, aty ku kuqezinjtë do të përballen me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë në grupe, për të shpresuar për një vend në fazën e eliminimit direkt.