Çfarë po e pengon kalimin e Dybalas tek Interi
Paulo Dybala, dëshiron me çdo kusht t’i bashkohet Interit, me zikaltrit që duhet të largojnë dikë nga faza sulmuese për ta mundësuar një gjë të tillë.
Raportimet sot nga Italia tregojnë se ngërçi aktual është si shkak i një problemi të mëhershëm të agjentit të Dybalas, Jorge Antun, i cili nuk ishte i kënaqur me ofertën e zikaltërve prej pesë milionë eurosh neto në sezon. Tani Dybala thuhet se është i kënaqur me këtë ofertë dhe është bindur me projektin e Interit, por e zeza mbi të bardhë nuk është hedhur ende.
La Gazzetta dello Sport thotë se Dybala është më se i gatshëm të bëhet interist, por që nënshkrimi i Romelu Lukakut i vonoi gjërat paksa, duke bërë që klubi milanez të hidhej në sulm për belgun së pari. Pra marrëveshja është e bllokuar për shkak të hapësirës në skuadër.
Përveç Alexis Sanches, një tjetër sulmues do të duhet të largohet këtë verë për të bërë vend për argjentinasin, dhe sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko, e ka bërë të qartë se nuk e ka ndërmend të largohet në muajt e ardhshëm. Interi do të duhet të vendosë se si duhet të lëvizë në këtë afat kalimtar para se të finalizojë marrëveshjen ardhjen e Dybalas.
Paulo Dybala, është një ëndërr e kamotshme e Interit, që nga kohët kur ishte paraqitur në Palermo, por Juventus u tregua më e shpejtë për lojtarin në vitin 2015 për t’ia rrëmbyer nga duart.
Sulmuesi argjentinas në shtatë vite qëndrim te zonja e vjetër u paraqit në 293 ndeshje, duke shënuar 115 gola dhe duke asistuar 48 herë në të gjitha garat.
#Dybala sta tornando. Si allenerà a Torino. Fosse per lui, sarebbe già dell'Inter. E Antun ha già fatto retromarcia: l'offerta di Marotta di 5+1 oggi andrebbe benissimo. E Zhang vuole Dybala, lo ha ribadito nelle scorse ore. Ma va fatto spazio, liberando 2 caselle - #Gazzetta pic.twitter.com/e6m7WD2Ebn
— Fcinter1908 (@fcin1908it) July 9, 2022

