Inzaghi me shaka tregon se me cilin nga lojtarët e Interit do të darkonte
Simone Inzaghi ka dhënë një intervistë sot ku ka komentuar mbi Fantasy Football, personalitet në dhomën e zhveshjes te klubi që ai drejton, Inter, dhe në fund tregoi se me cilin nga futbollistët do të darkonte, ku mes shakave zgjodhi, Marcelo Brozovic.
46-vjeçari mori drejtimin e Interit në vitin e kaluar pas largimit të Antonio Contes, dhe pati një sezon relativisht të mirë e të suksesshëm me zikaltrit, duke përfunduar si e dyta në kampionatin italian me vetëm dy pikë mbrapa Milanit dhe duke fituar Kupën e Superkupën e Italisë.
Inzaghi foli për shumë gjëra, ku tregoi se nuk e preferon lojën Fantasy Football, por që pranon thirrje nga djali i tij për informacione pak ditë para ndeshjeve.
“Nuk e luaj atë lojë. Por djali im Tommaso më thërret gjithmonë para ndeshjeve për të marrë informacione që të dijë se kë ta vendosë në formacion. Këtë e bënte edhe disa dita të vështirë kur edhe ne si trajner jemi në dyshime për vendimet tona.”
Trajneri italian gjithashtu zbuloi karakterin më interesant te Interi në dhomat e zhveshjes.
“Të gjithë djemtë janë të mirë. Brozovic dhe Barella kanë një imagjinatë të gjallë. Handanovic është shumë i mirë gjithashtu por ai i ndan shakatë nga puna, dhe De Vrij është ashtu gjithashtu.”
Në pyetjen e drejtuar se me kënd do të darkonte nëse do duhet të zgjidhte mes Marcelo Brozovic, Nicolo Barella dhe Romelu Lukakut, ai u përgjigj me shaka kështu: “Do të shkoja me Brozovicin, sepse Lukaku ka nevojë të jetë më fit dhe Barella do të më kushtonte shumë shtrenjtë për verërat e tij të preferuara.”
Inzaghi tani është duke punuar fort me skuadrën e tij në parapërgatitje në Apiano, që të jenë gati për një sezon të gjatë.
