Casemiro ende i etur për sukses: Topit i vërsulem sikur të ishte ushqim - NACIONALE

Casemiro ende i etur për sukses: Topit i vërsulem sikur të ishte ushqim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Casemiro vazhdon të jetë i etur për më shumë sukses në Manchester United, duke thënë se topin e ndjek sikur të ishte “një pjatë me ushqim”.

Mesfushori brazilian i ndihmoi Unitedit t’i japë fund një pritjeje prej gjashë viteve për torfe të madh këtë të diele, duke shënuar gol në fitoren 2:0 kundër Newcastle në finale të Kupës së Ligës.

Casemiro është i mësuar me fitimin e trofeve dhe medaljeve gjatë karrierës së gjatë, pasi i ka fituar të gjitha nëntë finalet e fundit në të cilat ka luajtur.

Pavarësisht suksesit të madh që ka gëzuar ndër vite, 31-vjeçari nuk është ngopur dhe dëshiron më shumë trofe në United.

“Njerëzit që më njohin mua tashmë e kuptojnë se unë i vërsulem topit sikur të ishte pjatë me ushqim. Ky është karakteri im, kjo nuk ndodhi sepse ishte finale apo çfarëdo qoftë. Unë e sulmoj çdo top sikur të ishte i fundit”, tha Casemiro për TNT Brazil.

Po festoj në këtë mënyrë sepse jam duke u kënaqur këtu. E lashë një klub të madh, për të ardhur në Angli dhe njerëzit pyesnin veten pse. Çaste si këto janë përgjigja. Të gjithë e dimë se ky është vetëm fillimi, por nuk nënkupton se ne nuk mund të jemi të lumtur. Është një trofe më shumë për mua dhe gjithmonë i mirëseardhur”, shtoi ai.

Casemiro erdhi në Old Trafford në verë ne vitit 2022 si pesë herë fitues i Ligës së Kampionëve me Real Madridin.

Lajme të ngjashme