Man United fiton trofeun e Carabao Cup, nënshtron Newcastlen - NACIONALE

Man United fiton trofeun e Carabao Cup, nënshtron Newcastlen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester United ka fituar trofeun e Carabao Cup për edicionin 2022/23, duke mposhtur në finale Newcastle Unitedin midis "Wembley".

Derbi mes dy skuadrave ishte tejet i zjarrtë, me "Djajtë e Kuq" që shënuan fitore komode me rezultat 2:0.

Newcastle United e nisi më mirë duke rrezikuar disa herë përmes disa aksioneve të shpejta, por David de Gea arriti t'i ndalë duke mos bërë befasi.

Ishte Casemiro që shënoi me kokë për t'i dhënë epërsinë Man Unitedit pas një harkimi nga Luke Shaw (33').

Vetëm gjashtë minuta më vonë, Man United krijoi një tjetër aksion të shkëlqyer me mbrojtësin Sven Botman që shënoi autogol duke devijuar gjuajtjen e Marcus Rashford (39').

Gjatë 45-minutëshit të dytë, Newcastle rrezikoi më shumë duke tentuar disa herë, por pritjet e De Gea ishin të mrekullueshme duke mos lejuar befasi.

Vlen të ceket edhe rasti i Rashfordit, i cili provoi nga distanca me një goditje të bukur, mirëpo portieri Loris Karius arriti ta ndalë.

Kështu, Man United fiton trofeun e Carabao Cup, që është i pari që nga viti 2016/17 në këtë kompeticion.

Për skuadrën e Ten Hag ky është trofeu i gjashtë në këtë kompeticion, derisa kanë tre më pak se Liverpooli që është skuadra me më së shumti të fituara.

Lajme të ngjashme