Carlo Ancelotti: Më vjen keq për situatën e krijuar te Chelsea
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se ndihet ‘i mërzitur’ nga situata te Chelsea por ka mbështetur Frank Lampard duke thënë se do të bëjë punë të mirë si trajneri i Chelseat.
Mbretërit do ta presin Chelsean në ndeshjen e parë në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve në Santiago Bernabeu, me ish-klubin e Ancelottit që po kalon një sezonin jashtëzakonisht të keq. Të kaltrit aktualisht janë në vendin e 11-të në Premierligë dhe shkojnë në këtë ndeshje pas humbjes 1:0 ndaj Wolves, e cila ishte gjithashtu ndeshja e parë për Lampard si trajner për herë të dytë i klubit londinez.

Ancelotti është përfolur për një rikthim të mundshëm te Chelsea, pasi klubi kërkoi të emërojë një trajner të përhershëm pas Graham Potter në verë, por ai synon të vazhdojë kontratën e tij me Realin deri në vitin 2024. Ancelotti ka insistuar gjithashtu se skuadra e tij nuk do ti marrë me lehtësi londinezët duke refuzuar çdo nocion se përvoja e tij i jep një avantazh ndaj Lampard, i cili ai beson se do të bëjë një punë ‘fantastike’.

“Më vjen keq që i shoh ata kështu, nga njerëzit që punojnë ende atje… Unë jam një mbështetës i Chelseat, kam kaluar dy vite fantastike atje. Kam edhe 20 vite përvojë, por kjo nuk e ndryshon atë që do të ndikojë në atë që ndodh në lojë. Lampard ëshë një trajner fantastik, një profesionist i jashtëzakonshëm dhe në këtë rast, nuk mendoj se përvoja do të jetë shumë e dobishme. E vërteta është se ai erdhi një javë më parë dhe ai është i vetëdijshëm se si mund të shkojnë këto ndeshje. Ai do të bëjë mirë në kohën që do të qëndrojë te Chelsea”, tha Ancelotti në një konferencë për shtyp para ndeshjes./raporton Nacionale
Edhe pse Real Madrid është në garë për të fituar Kupën e Mbretit dhe në mbrojtje të titullit të Ligës së Kampionëve, ata janë 13 pikë mbrapa Barcelonës në La Liga, e cila ka parashtruar shumë pyetje për të ardhmen e Ancelottit në kryeqytetin e Spanjës.
Për gjendjen e ekipit të tij, Ancelotti tha: “Ky ekip është përgatitur jashtëzakonisht mirë. Sepse nëse ne fitojmë Kupën do t’i kemi fituar të gjitha titujt në dy vite dhe ka ekipe që nuk fitojnë këtë gjatë gjithë jetës së tyre”
Real Madridi është nikoqir i Chelseat në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve të mërkurën, ndërsa ndeshja e dytë do të zhvillohet në Stamford Bridge një javë më pas më 18 prill./Orselina Lazraj


