Ashtu si herën e parë edhe tani Lampard e nisë me humbje në Chelsea, mposhtet nga Wolves
Chelesa nuk di për fitore në tri ndeshjet e fundit në Premierligë dhe si shkak e rezultateve të dobëta në përgjithësi erdhi shkarkimi i Graham Potter dhe në vend të tij si trajner-kujdestar u emërua Frank Lampard, që eksperiencën e dytë e ka nisur me humbje ndaj Wolverhampton me rezultat 1:0.
Në fakt legjenda e klubit londinez edhe eksperiencën e parë me klubin e kishte nisur me humbje në vitin 2019, kur ishte mposhtur thellësisht nga Manchester United me rezultat 4:0.
Të kaltrit dëshpëruan edhe në këtë ndeshje, duke qenë skuadër inferiore dhe përgjatë 90 minutave dërgoi vetëm një goditje në drejtim të portës dhe atë në pjesën e parë.
Wolves që në renditje është një pozitë më poshtë se Chelsea pati më shumë nga ndeshja dhe arriti të shënonte në pjesën e parë një gol, që ishte i mjaftueshëm për një fitore të madhe në fund.
Ishte Matheus Nunes që shënoi për 1:0 në minutën e 31-të dhe me këtë rezultat përfundoi takimi në fund.
Në ndeshjet tjera në këtë orar, fitore ka shënuar Aston Villa, Newcastle United, West ham, Bournemouth, dhe Tottenham.
Aston Villa 2:0 Nottingham Forest;
Brentford 1:2 Newcastle United;
Fulham 0:1 West Ham United;
Leicester City 0:1 Bournemouth;
Tottenham 2:1 Brighton.