Carlo Ancelotti: Barcelona nuk na turpëroi në finale - NACIONALE

Carlo Ancelotti: Barcelona nuk na turpëroi në finale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Carlo Ancelotti ka këmbëngulur se Barcelona nuk e turpëroi skuadrën e tij Real Madrid pas fitores 3:1 në finale të Superkupës së Spanjës të dielën.

Barcelona e fitoi trofeun e parë të vitit duke e mundur rivalin e vet më të madh në finalen e luajtur në Arabinë Saudite, falë golave nga Gavi, Robert Lewandowski dhe Pedri.

Madridi u mbizotërua plotësisht pothuajse tërë ndeshjen nga katalonasit dhe Karim Benzema e shënoi një gol ngushëllues për të bardhët në kohën shtesë.

Duke qenë se skuadra e tij kishte fituar 3:1 kundër Barçës në La Liga në tetor, Ancelotti nuk pranon ta quajë të turpshëm disfatën me këtë rezultat në finalen e djeshme.

Të thuash se ky ishte një turpërim sportiv tregon mungesë respekti. Barcelona ishte më e mirë sot. Kaq. Të thuash turpërim është e tepërt. Në sport, nganjëherë fiton ti, e nganjëherë fiton kundërshtari”, tha Ancelotti kur iu sugjerua se Madridi u turpërua nga Barça.

“Nuk jemi në një gjendje kritike, por në gjendje të vështirë. Kemi momente të vështira në sezon dhe duhet t’i rregullojmë ato me përkushtim shumë shpejt. Kur i pranon tri gola, duhet të jesh më i mirë në mbrojtje. Duhet të përmirësohemi këtu”.

Trajneri italian e pranoi se skuadra e tij nuk po luan mirë tani për tani, por ka vetëbesim se ajo mund të garojë për trofe në garat e mbetura, si Ligën e Kampionëve, La Liga dhe Kupën e Mbretit.

Ne nuk po luajmë mirë tani. Por, ky ekip ka cilësi për të garuar në të gjithë turnetë e mbetur. Real Madridi zakonisht i fiton finalet, dhe ne e humbëm këtë, por e kemi një sezon të gjatë para nesh”, shtoi ai.

Nën udhëheqjen e Ancelottit, Real Madridi e fitoi Ligën e Kampionëve, La Ligën dhe Superkupën e Spanjës sezonin e kaluar 2021/22, por tani ngel tri pikë mbrapa Barçës në ligë dhe do të përballet me Liverpoolin në një të tetën e finales në Ligën e Kampionëve.

Lajme të ngjashme