Cannavaro e mban gjallë ëndrrën e ardhjes së Ronaldos në Napoli - NACIONALE

Cannavaro e mban gjallë ëndrrën e ardhjes së Ronaldos në Napoli

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda e Italisë, Fabio Cannavaro thotë se Napoli do të ishte i lumtur të mirëpriste Cristiano Ronaldon dhe beson se një marrëveshje me Manchester United është ende e mundur pasi CR7 dëshiron të luajë futboll ende në nivelin më të lartë, pra në Ligën e Kampionëve.

Ylli portugez është i dëshpëruar dhe kërkon që të largohet nga Manchester United, skuadër e cili këtë sezon do të luajë në Ligë të Evropës. Ai ka qenë i lidhur me disa raportime ku thuhet se Napoli është e interesuar me një shkëmbim, ku do ta shihte Victor Osimhen duke lëvizur në drejtim të kundërt për më shumë se 100 milionë euro.

Sidoqoftë, lëvizja më e re e djajve të kuq, Antony, do të thotë se United nuk kanë gjasa të investojnë aq shumë në sulmuesin nigerian.

“Ronaldo është i etur për të luajtur në Ligën e Kampionëve dhe Napoli si qytet dhe klub do të ishte më se i lumtur të mirëpriste një lojtar si ai”, tha fituesi i Kupës së Botës me Italinë në vitin 2006 gjatë një ngjarjeje në “Biella” mbrëmë, siç citohet nga Il Corriere dello Sport.

“Po flasim për shifra të larta, Osimhen është e ardhmja, por është e vështirë të mos konsiderohet një shitje e mundshme prej 100 milionë eurosh.

“Kupa e Botës është në prag dhe Ronaldo e di se duhet të përgatitet në mënyrën më të mirë për këtë garë, që është kulmi i futbollit botëror. Megjithatë, ai është ende një lojtar i Manchester United duke marrë një pagë të konsiderueshme në klubin e tij aktual.”

Cristiano Ronaldo-Osimhen deal: Napoli boss breaks silence, Man United stance unclear | Sports News,The Indian Express

Ronaldo shënoi 101 gola në 134 paraqitje gjatë periudhës së tij trevjeçare me Juventusin.

Mediat italiane besojnë se superylli portugez ende mund t'i bashkohet Napolit në formë huazimi pa përfshirë Osimhen në marrëveshje, por shoku i ngushtë i Ronaldos, Edu Aguirre tha në fillim të kësaj jave se ish-sulmuesi i Juventusit nuk do t'i bashkohej Partenopeit.

Teksa raportimet për të ardhmen e Ronaldos nuk kanë të ndalur, vet portugezi është ai që ka thënë disa fjalë që nënkuptojnë se lajmet rreth tij bëhen vetëm për klikime dhe se ai së shpejti do të flas për këtë temë publikisht.

Lajme të ngjashme