Calhanoglu: Respekt për Milanin, por e kaluara është e kaluar - NACIONALE

Calhanoglu: Respekt për Milanin, por e kaluara është e kaluar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu, e ka bërë të qartë se dëshiron ta urojë ish-skuadrën e tij, Milanin, për rrugëtimin e sukseshëm në Evropë, pavarësish se kuqezinjtë u eliminuan nga rivalët e qytetit të martën mbrëma.

Reprezentuesi turk këmbënguli se të dy skuadrat bënë mirë duke arritur në mesin e katër skuadrave më të mira evropiane në garën më prestigjoze të Evropës dhe se të dyja luajtën mirë të martën, edhe pse zikaltrit përfundimisht kaluan në finale pas një fitoreje 3:0 me rezultat të përgjithshëm nga dy takimet.

"Urime Milanit, edhe ata bënë një punë të mirë. Ishte një lojë e vështirë, bëmë një punë të mirë. Jam shumë i lumtur," i tha ai Mediaset pas përfundimit të ndeshjes në San Siro.

Calhanoglu gjithashtu donte ta bënte të qartë se "e kaluara është e kaluara" dhe se ai ka ende marrëdhënie të mira me disa ish-kolegë të tij që nga koha e tij me Milanin.

Hakan Çalhanoglu: The Missing Piece to the Milan Puzzle

Ai tha: "Derbit janë gjithmonë të vështira, fatkeqësisht edhe më shumë për mua, por e kaluara është e kaluar. Unë shkoj mirë me të gjithë ish-bashkëlojtarët e mi, kam respekt për Maldinin dhe Massaran. Riki është fqinji im dhe ne gjithmonë e shohim njëri-tjetrin. E rëndësishme është se ka respekt."

Lajme të ngjashme