Busquets: Të gjithë mendojnë se City do të fitojë, por kujdes nga Interi - NACIONALE

Busquets: Të gjithë mendojnë se City do të fitojë, por kujdes nga Interi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, beson se Interi ka mundësi ta fitojë Ligën e Kampionëve, megjithëse Manchester City shihet si favor i dukshëm në finalen e Stambollit.

Manchester City dhe Interi do të përballen për kurorën evropiane më 10 qershor në Stamboll, me të parin që synon titullin e parë evropian dhe zikaltrit të parin pas 13 viteve.

Nga shumë njerëz kjo finale po shihet si tejet e njëanshme, me skuadrën e Pep Guardiolës si favorite shumë e madhe.

Por Busquets, Barcelonën e të cilit Interi e mposhti dhe rrjedhimisht e eliminoi në fazën grupore rrugës për në finale, beson se skuadra e Simeone Inzaghit mund ta lëndojë vijën e mbrojtës me dy mbrojtës të kampionit anglez.

“Të gjithë mendojnë se City do të fitojë, por kujdes nga Interi”, nënvizoi Busquets.

“Ne jemi përballur me ta dy herë këtë sezon dhe kemi vuajtur. Mbase ata nuk krijojnë shumë mundësi, por ata do të luajnë me dy sulmues kundër dy mbrojtësve të City dhe mendoj se ata mund ta lëndojnë Cityn në këtë gjendje. Çdo gjë mund të ndodhë”, tha mesfushori spanjoll.

Kjo do të jetë finalja e dytë në tri vitet e fundit për Cityn, pas disfatës në finalen e 2021-s kundër Chelseat, derisa Interi rikthehet në finale për herë të parë që nga viti 2010, kur e fitoi trofeun e tretë evropian.

“Së pari, çdo gjë mund të ndodhë në finale dhe kjo nuk është klishe. Gjithçka është e koklavitur kur luan kundër një ekipi si Interi, i cili ka identitet të qartë, pesë mbrojtës, tre mesfushorë dhe dy sulmues. Interi mbrohet mirë dhe ndihmohet nga sulmuesit”, përfundoi ai.

34-vjeçari, i cili e ka fituar Ligën e Kampionëve tri herë, do të largohet nga Barcelona në verë pas plot 18 viteve të kaluara në Camp Nou.

Lajme të ngjashme