Bruno: Nuk ka probleme me Ronaldon, nuk e kam lexuar fare intervistën - NACIONALE

Bruno: Nuk ka probleme me Ronaldon, nuk e kam lexuar fare intervistën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli portugez, Bruno Fernandes, ka thënë për Sky Sport se nuk ka probleme me Cristiano Ronaldon, bashkëlojtarin e tij te Manchester United dhe se përshëndetja ‘e ftoftë’ mes tyre në dhomën e zhveshjes ishte vetëm një shaka.

Fernandes shkëmbeu një shtrëngim duarsh me Ronaldon të hënën teksa dyshja u takuan në grumbullimin e parë të Portugalisë përpara Kupës së Botës, mes intervistës shpërthyese të Ronaldos me Piers Morgan, në të cilën ai kritikoi Unitedin dhe trajnerin Erik ten Hag.

Cristiano Ronaldo seems surprised by brief handshake from Manchester United teammate Bruno Fernandes | World News | Sky News

Por Fernandes e ka minimizuar ndërveprimin e tyre dhe thotë se audio e pamjeve dëshmon se ata po ndanin një shaka.

“Ne po bënim një shaka dhe kjo mund të tregohet edhe me audio, por video e shkurtër ishte një mashtrim për njerëzit, nuk kemi probleme aspak.”

Ronaldo and Fernandes await Ballon d'Or decision - BBC Sport

Manchester Unitedi reagoi sot me një komunikatë ku tha se kanë filluar procedurat për të ndërrmarrë hapa ligjorë, pas intervistës shumë të bujshme të Ronaldos.

Por, Bruno duket se nuk është në ngjarje fare, duke thënë se nuk e ka lexuar fare intervistën dhe se fokusi i tij është te Kombëtarja.

“Nuk e lexova intervistën kështu që jam në rregull me këtë”, tha ai për Sky Sports. “Siç e thashë edhe më parë, tani është kombëtarja, është Portugalia. Trajneri theksoi se jemi ne, ai e bëri atë pikë që kur erdha me kombëtaren në 2017.

Mesfushori portugez foli edhe për vendimin e Ronaldos për ta luajtur edhe një Botëror, duke thënë se ka bërë mirë dhe sipas tij është e qartë se gjëja kryesore te ai mbetet Kombëtarja.

EPL: Bruno Fernandes finally reacts to reported face-off with Ronaldo - Daily Post Nigeria

“Kjo është ende e qartë, se në mendjen e tij gjëja kryesore këtu është kombëtarja dhe ne, kështu që duhet të jemi të fokusuar në Kupën e Botës.

Ju nuk keni një shans për të luajtur një Kupë Bote shumë herë, Cristiano bëri shumë mirë që vendosi të luajë për të pestën herë, kjo do të jetë hera e tij e pestë, kështu që të gjithë janë gati për këtë, të gjithë duan të japin më të mirën e tyre për ekipin."

Krejt në fund 27-vjeçari tha se Manchester Unitedi do të jetë në fokusin e tij vetëm pas Kupës së Botës, e gjithashtu duke insistuar se nuk ka probleme me askënd.

Cristiano Ronaldo watches on as Bruno Fernandes steals spotlight again amid Man Utd saga - Mirror Online

“Kjo është kombëtarja, Manchester United do të jetë fokusi im pas Kupës së Botës, pas 18 dhjetorit, sepse kjo është finalja. Unë nuk kam problem me askënd. Unë bëj punën time. Duhet të kontrollosh veten, të japësh maksimumin dhe kaq."

Lajme të ngjashme