Manchester Unitedi do ta padisë dhe pezullojë Ronaldon, shkaku i intervistës - NACIONALE

Manchester Unitedi do ta padisë dhe pezullojë Ronaldon, shkaku i intervistës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester Unitedi ka angazhuar avokatët e saj për ta paditur, Cristiano Ronaldon për thyerjen e kushteve të kontratës me intervistën e bërë së fundmi për Piers Morgan. Gjithashtu djajtë e kuq po shikojnë mundësinë e pezullimit të portugezit.

Kjo do të thotë se Ronaldo nuk do të luajë më për Unitedin përsëri dhe është marrë vesh se 37-vjeçari është udhëzuar të mos kthehet në qendrën stërvitore, Carrington, pas përfundimit kampanjës me Portugalinë në Kupën e Botës.

Cristiano Ronaldo Manchester United 2022-23

Kur foli me Piers Morgan në Talk TV, Ronaldo bëri një sërë akuzash për skuadrën e tij aktuale, duke përfshirë se ai po detyrohet të largohet nga klubi, se drejtuesve të lartë u mungonte dhembshuria pasi djali i tij i porsalindur vdiq në prill, se pronarët, familja Glazer, nuk kujdesen për klubin dhe se trajneri, Erik ten Hag nuk e respektoi atë.

Një komunikatën zyrtare të lëshuar nga klubi u tha: “Manchester United ka nisur këtë mëngjes hapat e duhur në përgjigje të intervistës së fundit të Cristiano Ronaldos në media. Ne nuk do të bëjmë komente të mëtejshme derisa ky proces të arrijë në përfundimin e tij.”

Kontrata e pesë herë fituesit të Topit të Artë ka vlerën prej 575 mijë eurosh në javë dhe skadon në korrik të vitit 2023. Manchester Unitedi nuk kishte njohuri për një intervistë të tillë të portugezit që dëshironte largimin në afatin kalimtar të verës.

Cristiano, Portugal's catalyst for leap to the elite

Një nga më të mirët e botës në futboll pritet që të arrijë me skuadrën e tij në Doha të Katarit sot në orën 00:00, para se të shtunën ta mbajnë stërvitjen e parë.

Ronaldo është në periudhën e tij të dytë në United pas gjashtë viteve jashtëzakonisht të suksesshme që përfunduan në 2009 me fitimin e tre Premierligave, një FA Cup, dy kupa të Ligës, një Ligë të Kampionëve dhe Topin e Artë. Kontributi i tij individual e bëri atë një hero për tifozët e Unitedit dhe e renditi atë në mesin e lojtarëve më të mëdhenj të klubit.

Cristiano Ronaldo to leave? Manchester United star receives huge transfer update | Football News - Hindustan Times

Kthimi i Ronaldos në verën e vitit 2021 u përshëndet nga mbështetësit. Por dalja publike me pretendimet e tij ndaj skuadrës, Ronaldos ia ka dëmtuar rëndë këtë pozitë dhe status.

Kjo u pasua pas një largimi të hershëm të Ronaldos në parasezon në miqësoren me Rayo Vallecanon, si dhe në ndeshjen ndaj Tottenham ku nuk pranoi të futej në lojë, por pavarësisht kësaj ai u emërua kapiten në ndeshjen me Aston Villën më 6 nëntor, në humbjen e djajve të kuq 3:1 që duket të jetë paraqitja e fundit në Old Trafford për të me fanellën e Manchester Unitedit.

Lajme të ngjashme