Brazili "goditet" nga një sëmundje para ndeshjes ndaj Zvicrës - NACIONALE

Brazili "goditet" nga një sëmundje para ndeshjes ndaj Zvicrës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Brazilit është duke pasur disa probleme pasi një numër i madh i yjeve nuk janë stërvitur shkaku i një sëmundje që kanë marrë këto ditët e fundit.

Skuadra e Tites tashmë janë pa yllin e tyre, Neymar për pjesën e mbetur të fazës grupore, pasi ylli i PSG-së u lëndua në fitoren ndaj Serbisë, derisa Danilo gjithashtu do të mungojë.

Sidoqoftë, tani Antony, Lucas Paqueta dhe Alisson janë duke hasur probleme pasi kanë qëndruar të ulur në stërvitjen e fundit duke pasur simptoma të ngjashëm me gripin.

Ylli i Manchester Unitedit, Antony mungoi në dy stërvitjet gjatë vikendit, por bashkë me Paqueta dhe Alisson ishin në gjendje të bënin pak stërvitje të dielën, me Brazilin që përgatitej për ndeshjen e të hënës.

Antony është parë si zgjedhja e parë që Tite konsideroi për Neymarin, por shkaku i kësaj sëmundje tani ai do të sheh alternativa të tjera, si Rodrygo ose dyshja e Arsenalit, Gabriel Jesus dhe Gabriel Martinelli.

Neymar pësoi një lëndim në këmbë në ndeshjen e parë hapëse të Brazilit në Kupën e Botës dhe u detyrua të largohet nga fusha. pavarësisht që i është ënjtur këmba, ai pritet të jetë i gatshëm për fazën e eliminimit direkt, gjithnjë nëse ata kualifikohen.

Ky lëndim është i treti radhazi që ylli i PSG-së e pëson në Kupën e Botës. Në vitin 2014, ai mungoi në çerekfinale shkaku i lëndimit dhe katër vite më vonë hyri në turne pasi kishte pësuar një lëndim në këmbë.

Mbrojtësi i Juventusit, Danilo gjithashtu ka probleme me lëndime dhe mesa duket është më i rëndë se sa u mendua. Pozitën e tij pritet ta zë legjenda Dani Alves, që do ta bëjë paraqitjen e 125-të për Brazilin.

Brazil do të përballet me Zvicrën të hënën, me dy kombëtaret që kanë fituar ndeshjet e para. Nëse ndonjëra prej tyre arrin fitore, atëherë do të kualifikohen direkt në fazën e eliminimit direkt.

Lajme të ngjashme