“Boll më qatë”: Argjentinasit u përgjigjen francezëve pas peticionit për ta përsëritur finalen - NACIONALE

“Boll më qatë”: Argjentinasit u përgjigjen francezëve pas peticionit për ta përsëritur finalen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Beteja mes Argjentinës dhe Francës ka kaluar nga fusha e futbollit në internet. Francezët organizuan një peticion duke kërkuar që të riluhet finalja në shenjë pakënaqësie për referimin. Argjentinasit u përgjigjën duke i lutur të ndalen së qari.

Mbi 200 mijë nënshkrime u mblodhën në Francë për të kërkuar që të përsëritet finalja mes Argjentinës dhe Francës. Një ide që lindi me arsyen se gjyqtari i ndeshjes gaboi gjithçka dhe penalizoi tej mase kombëtaren e drejtuar nga Deschamps.

“Gjyqtari ishte tërësisht i shitur. Asnjëherë nuk mund të thuhet se ishte penallti në golin e parë të Argjentinës, si dhe kishte një ndërhyrje të parregullt në Mbappen te goli i dytë që shënuan”, shkruhej në arsyetimin për ta nënshkruar peticionin.

Diçka e tillë nuk është pritur aspak mirë në Argjentinë. Një tifoz argjentinas, Valentin Gomez, nisi një nismë paralele në “Twitter”.

“Nëse francezët janë duke mbledhur nënshkrime me qëllimin që të përsëritet finalja e Kupës së Botës, propozoj që të përfitojmë nga ky momentum i bashkimit të argjentinasve dhe të mbledhim nënshkrime në mënyrë që francezët të ndalen duke qarë”, tha ai.

Nuk kaluan shumë orë dhe menjëherë filloi një rrebesh nënshkrimesh në ueb faqen në të cilën u organizua peticioni paralel.

Janë mbi 30 mijë nënshkrime u mblodhën. Ato po vazhdojnë me ritëm të shpejtë. Qëllimi është që të kalohet numri i nënshkrimeve në peticionin e organizuar nga francezët.

Pra, rivaliteti në mes të dy kombëtareve pas Kupës së Botës është bërë shumë i egër. Diçka e tillë është nxitur edhe nga reagimet e futbollistëve të të dy kombëtareve përkatëse.

Veçanërisht ishte Emi Martinez ai që i hodhi benzin zjarrit, duke provokuar me gjeste që u cilësuan të pahijshme, ku shënjestër kryesore ishte Kylian Mbappe, që për francezët ishte më shumë sesa pikë referimi për atë që tregoi në Katar.

Lajme të ngjashme