"Bir bu**tre", tifozët parisienë ia qëndisin këngën e re Leo Messit - NACIONALE

"Bir bu**tre", tifozët parisienë ia qëndisin këngën e re Leo Messit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tifozët e Paris Saint-Germain kanë fyer rëndë sulmuesin Lionel Messi para zyreve të klubit duke kënduar "Bir bu**tre".

Argjentinasi ka vendosur përfundimisht të largohet nga "Parku i Princave" në verë sapo kontrata t'i skadojë dhe gjithashtu ka njoftuar gjigantin francez.

Menjëherë pas këtij lajmi, tifozët parisienë janë mbledhur para zyreve të klubit duke kënduar "Messi, biri i bu**tres".

Padyshim vendimi për t'u larguar nga gjiganti francez pa e fituar Ligën e Kampionëve që është objektivi i madh i klubit ka ndikuar që tifozët të jenë të zemëruar.

Tifozët e PSG-së disa herë këtë edicion kanë treguar mosrespekt për shtatë herë fituesin e Topit të Artë duke e fishkëllyer, siç ishte rasti i fundit me eliminimin nga Liga e Kampionëve.

Messi ka vendosur të largohet nga PSG-ja pasi nuk është aspak i bindur me projektin afatgjatë të klubit, derisa është duke shikuar për opsionet e radhës.

Dëshira e madhe e lojtarit thuhet të jetë rikthimi në "Camp Nou" me Barcelonën që është duke punuar intensivisht, mirëpo nuk është aspak e lehtë shkaku i gjendjes financiare.

Përndryshe, Messi ka dy oferta në tavolinë - atë nga Al-Hilal (400 milionë euro për vit) dhe Inter Miami.

Orë më parë u raportua se shteti arab është duke punuar për ta bindur lojtarin të transferohet në Arabi, siç bënë me Cristiano Ronaldon.

Lajme të ngjashme