Tifozët parisienë fishkëllejnë Leo Messin - NACIONALE

Tifozët parisienë fishkëllejnë Leo Messin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tifozët parisienë kanë fishkëllyer sulmuesin Lionel Messi pak para se të niste ndeshja ndaj Lyonit.

Kur po dëgjoheshin emrat e futbollistëve që janë në formacionin bazë, tifozët parisienë si gjithmonë brohorisnin por këtë nuk e bën për shtatë herë fituesin e Topit të Artë.

Pavarësisht formës së lartë, "Parisienët" nisën fishkëllimat më të mëdha për argjentinasin shkaku që ky i fundit ende s'ka rinovuar kontratën.

Messi pritet të largohet nga "Parku i Princave" në afatin kalimtar veror pasi i skadon kontrata, edhe pse ka një klauzolë vazhdimi në rast që është i interesuar lojtari.

PSG i ka dërguar një ofertë në tavolinë sidoqoftë Messi ende s'është i bindur sidomos këto javët e fundit me Barcelonën që ka nisur negociatat.

Barcelona zyrtarisht disa herë ka deklaruar se e do rikthimin e Messit, prandaj edhe argjentinasi preferon që ta mbyllë karrierën në "Camp Nou", ku kaloi shumicën e viteve.

Momentalisht s'ka asgjë konkrete por Barcelona është duke punuar ta rregullojë gjendjen financiare në mënyrë që të munden ta regjistrojnë fituesin e Kupës së Boëts.

Lajme të ngjashme