Berlusconi i premton ekipit të vet “një autobus plot bush*ra”, nëse fiton kundër Milanit apo Juventusit - NACIONALE

Berlusconi i premton ekipit të vet “një autobus plot bush*ra”, nëse fiton kundër Milanit apo Juventusit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Monzas, Silvio Berlusconi iu ka premtuar lojtarëve të vet “një autobus plot me bush*ra”, nëse ata ia dalin ta mposhtin Milanin apo Juventusin në pjesën e dytë të sezonit në Serie A.

Monza u promovua në Serie A për herë të parë në historinë e klubit në sezonin 2021/22, si fitues i play-offit në Serie B.

Pas 15 ndeshjeve të para në ligën elitare italiane, Monza është e 14-ta në tabelë me 16 pikë dhe për të do të jetë sukses i madh nëse ai del ta shmangë rënien nga liga.

Presidenti i klubit Berlusconi u takua me lojtarët dhe stafin e trajnerëve për një darkë krishtlindjeje të martën, ku iu premtoi atyre një shpërblim bizar nëse ata arrijnë t’i marrin tri pikë ndaj gjigantëve Milan apo Juventus.

“Ne e gjetëm një trajner të ri (Raffaele Palladino), i cili ishte në ekipin tuaj të të rinjve, ai është i mirë, i mençur, i këndshëm, dhe në gjendje t’i nxisë djemtë tanë”, tha Berlusconi.

“Kam vendosur ta ofroj një motiv shtesë, pra iu thashë djemve ju do të luani me Milanin, Juventusin, etj., prandaj nëse e mposhtni njërën prej ekipeve të mëdha, do t’ju përshëndes në dhomën e zhveshjes me një autobus plot me bush*tra”, shtoi ai.

Megjithëse Monza e mposhti Juventusin në shtëpi në shtator, djelmoshat e Palladinos janë mposhtur nga ekipet e tjera të mëdha si Napoli, Roma, Milan dhe Lazio.

Monza do të rikthehet në aksion kundër Fiorentinës më 4 janar, kur rinis sezoni në Serie A. Tri ditë më vonë, ajo do të përballet me gjigantin Inter.

Lajme të ngjashme