Milani fiton përballë Monzës së Berlusconit
Milani ka arritur ta marrë fitoren e katërt me radhë në Serie A. Kësaj radhe përballë pati skuadrën që pronar ka Silvio Berlusconin, një emër i njohur për kuqezinjtë. Ndeshja përfundoi me rezultat 3:1 në të mirë të skuadrës së Stefano Piolit.
Me këtë fitore, Milani vazhdon ndjekjen e kreut të tabelës dhe tani ka barazuar me pikë vendin e parë, Napolin me 26 pikë, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Sa i përket ndeshjes të zhvilluar në San Siro, dy skuadrat luajtën mirë dhe Monza edhe pse nuk ka renditje të mirë në tabelë, arriti t’i shkaktonte mjaft probleme kampionit të Italisë.
Dy golat e parë kuqezinjtë i shënuan në pjesën e parë dhe mbajtën firmën e të njëjtin futbollist, Brahim Diaz, ndërsa një e shënoi Divock Origi.
Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 15-të të ndeshjes, ku portieri Ciprian Tatarusanu dërgoi një top në mesin e fushës tek këmbët e Brahim Diaz, dhe futbollisti spanjoll që mori topin dhe depërtoi i vetëm deri në fund për të shënuar për 1:0.
Edhe goli i dytë erdhi nga Diaz, kësaj radhe ai realizoi edhe më bukur teksa po zhvillohej minuta e 41-të e ndeshjes.
Fillimisht topi ishte në pronësi të Divock Origit që me një gjysmë harkim e gjeti spanjollin dhe ai me një lëvizje shumë të mirë dhe një goditje të fortë e gjeti golin e tij të dytë personal dhe të dytin për Milanin.
Në pjesën e dytë u shënua edhe një gol tjetër. Kësaj radhe shënoi asistuesi i golit të dytë, Origi me një goditje të fortë pas asistimit të Junior Messias, për rezultatin 3:0.
E tëra çka arriti Monza në këtë takim ishte një gol i shënuar në minutën e 70-të nga Filippo Ranocchia nga një goditje e lirë prej një distance relativisht të largët, për rezultatin 3:1.
Në listën e golashënuesve nuk kishte si të mungonte futbollisti portugez, Rafael Leao, i cili shënoi për 4:1 në minutën e 84-të të takimit pas asistimit të Theo Hernandezit.
Me këtë rezultat përfundoi ndeshja dhe tani kuqezinjtë janë në një formë të mirë të rezultateve të arritura.
Në 11 ndeshje, numërojnë tetë fitore, dy barazime dhe vetëm një humbje e shkaktuar nga lideri, Napoli. Ndërsa Monza me këtë humbje mbetët në pozitën e 14-të me 10 pikë të grumbulluara.