Bëri shaka me tragjedinë Hillsbrough, tifozi i Manchester Unitedit dënohet me katër vite larg stadiumeve nga FA
Tifozi i Manchester Unitedit, i cili bëri shaka me tragjedinë Hillsbrough me një fanellë të veshur ku shkruhej ‘Jo mjaftueshëm’ me numrin 97 që korrespondon me numrin e tifozëve të vdekur të Liverpoolit në stadium në vitin 1989, është dënuar me katër vite larg stadiumeve nga Federata e Anglisë.
James White, 33 vjeç, nga Warwickshire ishte arrestuar dhe më pas u deklarua fajtor në gjykatën Willesden për shfaqjen e shkrimeve kërcënuese ose abuzuese që ka të ngjarë të shkaktojnë ngacmime, alarm ose shqetësime.
Fanella që ai veshi ndërsa ndiqte humbjen në finale të FA Kupës 2:1 kundër Manchester Cityt më 3 qershor kishte numrin 97 dhe fjalët "Jo mjaftueshëm", duke iu referuar numrit të mbështetësve të Liverpoolit që vdiqën në tragjedinë e stadiumit në vitin 1989.
Dhe gjykata, së bashku me FA, kanë dënuar tifozin e djajve të kuq me një urdhër ndalimi katër-vjeçar, si dhe një gjobë. United e ka ndaluar atë për kohë të pacaktuar të marrë pjesë në ndeshjet e tyre, ndërsa futbolli vazhdon luftën kundër brohoritjeve të lidhura me tragjedinë e Hillsbrough.
Një zëdhënës i Manchester United tha: "Dënimi i klubit shkon më tej me pezullimin e vendosur menjëherë tre-vjeçar duke u zgjatur në një ndalim të pacaktuar nga të gjitha aktivitetet e klubit duke përfshirë të gjitha ndeshjet në Old Trafford. Talljet me Hillsborough dhe tragjeditë e tjera të futbollit janë krejtësisht të papranueshme dhe klubi do të vazhdojë të mbështesë veprime të forta për ta çrrënjosur këto thirrje abuzuese nga loja e futbollit."
— The FA (@FA) June 19, 2023
FA tha në një deklaratë se "mirëpriti" dënimin, duke shtuar se veprimet e White ishin "të dënueshme", dhe "abuzimi që përmend Hillsborough apo ndonjë tragjedi futbolli nuk do të tolerohet në stadiumin Wembley. Ne shpresojmë se vendimi i sotëm dërgon një mesazh të fortë se do të ndërmerren veprime kundër çdo keqbërësi që sillet në këtë mënyrë."