Befason Ten Hag: Zhvilluam një paraqitje shumë të mirë, ishim pranë fitores
Pavarësisht që u dominuan në të gjitha aspektet, trajneri Erik ten Hag ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve ndaj Cityt.
Man City tregoi fuqinë e kampionit ndaj rivalit lokal, duke triumfuar bindshëm me rezultat 3:1.
Megjithatë, Ten Hag pas ndeshjes ka deklaruar se është i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve, kurse shtoi se ishin pranë fitores ose së paku barazimit.
“Lojtarët dhanë gjithçka. Paraqitja jonë ishte shumë e mirë. Kishte vetëm disa probleme shumë të vogla”.
“U mbrojtëm shumë mirë dhe ishin dy momente përcaktuese kur për pak nuk e bëmë një depërtim dhe pastaj pësuam golin e parë”.
"Mendoj se ishim afër fitores këtu ose se paku që ta merrnim një barazimin", deklaroi ai.
Ndërkohë, heroi i Cityt Phil Foden pas ndeshjes deklaroi se synimi i tij është të vazhdojë ta tregojë kualitetin në ndeshjet e mëdha.
“Ky është qëllimi im, ta tregoj vetën në ndeshjet e mëdha. Këtë dua ta bëj dhe mendoj se po e dëshmoj. Tani më duhet vetëm të punoj edhe më shumë”.
“E kuptoj se çfarë nënkupton kjo për tifozët. Është gjithçka për mua. Të shënosh është edhe më mirë, por ishte e tëra për fitore sonte”.
Sa për statistikë, asnjë skuadër angleze nuk kishte më pak gjuajtje në portë ndaj Man Cityt sesa Unitedi.