Befason Southgate: Luke Shaw pritet të jetë nga minuta e parë ndaj Spanjës
Përzgjedhësi Gareth Southgate ka bërë një ndrysim befasues, ku pritet ta vendos mbrojtësin Luke Shaw nga minuta e parë në finalen e Kampionatit Evropian “Euro 2024” kundër Spanjës.
Ylli i Man Unitedit s’ka qenë titullar te Anglia për më shumë se një vit, ku hera e fundit kur luajti nga minuta e parë ishte më 19 qershor 2023, kundër Maqedonisë së Veriut, pra plot 148 ditë më parë.
Southgate pritej që të luante me formacionin e njëjtë kundër Spanjës, megjithatë “The Telegraph” raporton se situata ka ndryshuar në fund dhe Shaw do të nisë nga minuta e parë.
Southgate e sheh Shaw si më fleksibil në lojë dhe ka shpresë që me anë të tij skuadra do të ketë një kontroll më të madh të lojës.
Kësisoj, për dallim nga formacioni me tre mbrojtës që Anglia luajti ndaj Zvicrës e Holandës, tani kanë mundësinë për të luajtur me katër duke marrë parasysh se lojtari i Unitedit është majtak natyral.
Megjithatë, formacioni zyrtar ende s’është publikuar dhe pas një ore do të merret vesh nëse këto spekulime do të jenë të vërteta..