BBC kërkon falje pas ndërprerjes së emisioneve sportive - NACIONALE

BBC kërkon falje pas ndërprerjes së emisioneve sportive

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Televizioni i madh britanik, BBC, ka kërkuar falje pasi emisionet sportive u ndërprenë.

Ditën e shtunë, BBC largoi nga puna legjendën e futbollit Gary Lineker, shkaku i disa postimeve të tij me qëndrim politik në rrjetet sociale.

Pas largimit të Lineker, edhe analistët dhe gazetarët që ishin pjesë e emisionit sportiv vendosen të largohen nga puna, duke e mbështetur kolegun e tij.

Kështu, BBC nuk ka pasur mundësi t’i transmetojë programet sportive gjatë fundjavës dhe tani kanë kërkuar falje duke shtuar se po punojnë shumë për ta zgjidhur situatën.

BBC do të jetë në gjendje të sjellë programe të kufizuara sportive vetëm këtë fundjavë dhe oraret tona do të përditësohen për ta pasqyruar këtë.

Na vjen keq për këto ndryshime të cilat ne e kuptojmë se do të jenë zhgënjyese për tifozët e sportit të BBC.

Ne po punojmë shumë për të zgjidhur situatën dhe shpresojmë ta bëjmë këtë së shpejti”, shkruhet në komunikatën e tyre.

Një numër i madh i ekspertëve deri më tani kanë mbështetur Lineker, duke akuzuar BBC-në se nuk ia ka lejuar të drejtën e shprehjes.

Lajme të ngjashme