BBC largon Gary Lineker, shkak postimet e tij politike në “Twitter”
Një ndër televizionet më të mëdha në Britani, BBC, ka befasuar të gjithë duke larguar nga puna legjendën e futbollit, Gary Lineker që mbante emisionin "Match of the Day".
Ikona 62-vjeçare e MOTD-së është bërë për t’u tërhequr nga shfaqja, pasi ka shkelur 'udhëzimet e mediave sociale' të BBC-së, duke e krahasuar më parë politikën e imigracionit të Mbretërisë së Bashkuar me Gjermaninë naziste.
“BBC sapo ka njoftuar Gary Lineker se nuk do të prezantojë MOTD derisa të arrijë një marrëveshje për përdorimin e tij të mediave sociale. Vini re se elita është gjithmonë më e ashpër ndaj atyre që luftojnë racizmin sesa ata që përkrahin pikëpamjet raciste”, shkruhej në komunikatën e televizionit britanik.
Pas largimit të Lineker, rrugën e njëjtë e zgjodhën edhe dy analistët Alan Shearer dhe Ian Wright, duke e mbështetur kolegun e tyre.
Por, si mbërriti situata deri në këtë pikë?
Lineker ka qenë në qendër të vëmendjes pasi kritikoi politikën e qeverisë për azilkërkuesit me një postim në Twitter.
Ish-kapiteni i Anglisë shkroi "Zot i qiellit kjo është e tmerrshme" në përgjigje të një video-mesazhi nga sekretarja e shtëpisë, Suella Braverman në lidhje me ndalimin e njerëzve që kalonin Kanalin me varka të vogla.
Prezantuesi televiziv u sfidua më pas për pozicionin e tij dhe e përshkroi gjuhën e përdorur nga qeveria si "jo të ndryshme nga ajo e përdorur nga Gjermania në vitet '30".
BBC para disa ditëve ka shkruar për listën e emigrantëve duke vendosur shqiptarët të parët në listë, të cilët kanë arritur të hyjnë në Britani gjatë vitit 2022 përmes varkave të vogla.
BBC raporton se numri i emigrantëve nga Shqipëria që kanë kaluar kanalin anglez, është rritur shumë brenda dy vitesh, nga 50 të regjistruar në vitin 2020, me 12,301 të regjistruar në vitin 2022.
Sa emigrantëve shqiptarë u jepet azil?
Bëhet e ditur se në vitin 2022, 85% e shqiptarëve që kanë shkuar në vend me varka të vogla kanë paraqitur kërkesa për azil. Ndërsa, njoftohet se vetëm 68 prej tyre kanë marrë një vendim fillestar, ndërsa asnjërit nuk i është dhënë statusi i refugjatit apo ndonjë lloj tjetër leje qëndrimi.
Ndërkohë, sipas BBC-së, nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) kanë thënë se disa emigrantë shqiptarë pretendojnë në mënyrë të rreme se janë viktima të trafikimit, duke përdorur letra standarde për të aplikuar për ndihmë. Ndërsa, në vitin 2022, 13% e shqiptarëve – 1,719 persona – që kanë arritur në vend me varka të vogla u ishin referuan Mekanizmit Kombëtar të Referimit për skllavërinë moderne. Një numër më i lartë se për çdo vend tjetër.

