Bayern Munich tregon ‘forcën’ ndaj PSG-së, bavarezët kualifikohen në çerekfinale - NACIONALE

Bayern Munich tregon ‘forcën’ ndaj PSG-së, bavarezët kualifikohen në çerekfinale

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Bayern Munich ka arritur ta mposhtë edhe në Allianz Arena, Paris Saint-Germainin, tashmë me rezultat 2:0, kështu për t’u bërë skuadra e tretë çerekfinaliste e Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Parkun e Princave u vendos me golin e shënuar nga Kingley Coman në pjesën e dytë, ndërsa kësaj radhe fitoren për kampionët gjerman e sollën Eric Maxim Choupo-Moting dhe Serge Gnabry.

Image

Bayerni i bashkohet Chelseat dhe Benficës, të cilat siguruan dje çerekfinalen me fitoret e tyre ndaj Dortmundit, respektivisht Club Brugges.

Sa i përket ndeshjes së sotme, bavarezët edhe pse me epërsi nga ndeshja e parë, u tregua shumë më kompakte se mysafirët gjatë tërë takimit, edhe pse Parisi pati shansin e mirë në pjesën e parë për të shënuar pas një gabimi të Yan Sommer, por Matthijs De Ligt ishte shpëtimtari.

Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 61-të, kur Marco Verratti gaboi rëndë në vijën e fundit, me Leon Goretzka që përfitoi shumë mirë për të asistuar për Choupo-Moting, i cili pa problem shënoi për 1:0 dhe rezultatin e përgjithshëm nga dy takimet 2:0./Nacionale

Teksa për golin e dytë u përkujdes Gnabry me një kundërsulm në minutën e 89-të për rezultatin përfundimtar 2:0 dhe 3:0 me rezultat të përgjithshëm.

Përmbledhja nga ndeshja e kthimit Bayern - PSG:

Kujtojmë se shorti për çerekfinalet do të mbahet në Nyon të Zvicrës më 17 mars me fillim nga ora 12:00, por për të ardhur deri te kjo ditë, janë edhe ndeshjet e javës tjetër që zhvillohen gjatë ditës së marte dhe mërkure.

Lajme të ngjashme