Pamje: Choupo-Moting shënon, Bayerni në epërsi ndaj PSG-së
Bayern Munich tani është shumë afër kalimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi në Allianz Arena po avancon 1:0 fal golit të Eric Choupo-Moting.
Zhvillohej minuta e 61-të, kur Marco Verratti gaboi rëndë në vijën e fundit të Paris Saint-Germainit, për të përfituar Leon Goretzka, i cili asistoi për të vetmuarin Choupo-Moting, që shënoi për 1:0.
Nëse ndeshja përfundon kështu, Bayerni do të bëhet skuadra e tretë çerekfinaliste, pasi rezultati i përgjithshëm nga dy takimet është 2:0 momentalisht.