Bayern Munich i jep leksion Union Berlinit, rimerr kreun e Bundesligas - NACIONALE

Bayern Munich i jep leksion Union Berlinit, rimerr kreun e Bundesligas

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bayern Munich ka shënuar fitore të lehtë ndaj rivalit direkt për titull, Union Berlin, në kuadër të xhiros së 22-të në Bundesliga.

"Bavarezzët" dominuan plotësisht nga minutat e parë për të fituar në fund me rezultat bindës 3:0.

Qendërsulmuesi Eric Maxim Choupo-Moting pas një asistimi perfekt të Kingsley Coman shënoi nga afërsia për t'i dhënë epërsinë Bayern Munichut (15').

Ndërsa, Coman bëri një vrapim të shkëlqyer duke shënuar në fund nga afërsia për të dyfishuar epërsinë (40').

Në përfundimin e pjesës së parë, talenti gjerman Jamal Musiala pas një asistimi të Thomas Muller realizoi të tretin (45+1').

Pjesa e dytë ishte shumë më e qetë me Bayern Munich që kishte plotësisht dominimin por duke mos krijuar raste të rrezikshme.

Vlen të ceket se në këtë sfidë disa minuta i zhvilloi edhe Sadio Mane që la pas lëndimin që e mbajti jashtë fushës për disa muaj duke u inkuadruar në fushë në minutën e 65-të.

Me këtë fitore, Bayern Munich rimerr kreun e tabelës në Bundesliga me 46 pikë aq sa ka Borussia Dortmund, derisa Union Berlin renditët në pozitën e tretë me 43 sosh.

Në xhiron e radhës, Bayern Munich do të jetë mysafir i Stuttgartit, derisa Union Berlin do ta pres Kolnin.

Lajme të ngjashme