Bayern Munich e pëson humbjen e parë sezonale në Bundesliga, Leverkusen fiton ndaj Augsburg - NACIONALE

Bayern Munich e pëson humbjen e parë sezonale në Bundesliga, Leverkusen fiton ndaj Augsburg

1 vit më parë

nga NACIONALE

Bayern Munich deri më sot ishte e vetmja skuadër pa humbje në Bundesliga për sezonin 2024/25, por Mainz 05 e mësoi me disfatën, me ndeshjen që përfundoi 2:1.

Bavarezët kishin 10 fitore dhe tri barazime deri më sot, duke pasur kryesimin në elitën e futbollit gjerman.

Në përballjen sot ndaj Mainz, përkundër se dominuan ndeshjen, nuk arritën të merrnin pikë në udhëtim.

Lee Jae-sung e shënoi golin e vetëm të pjesës së parë, për rezultatin 1:0, në minutën e 41-të.

15 minuta pasi filloi pjesa e dytë, i njëjti futbollist e dyfishoi rezultatin.

Bayern Munich ishte i pafuqishëm të përmbyste rezultatin dhe krejt çfarë bëri ishte goli për 2:1 i shënuar nga Leroy Sane në minutën e 87-të.

Përkundër humbjes, Bayern Munich vazhdon të mbetet në vendin e parë në Bundesliga.

Në anën tjetër, Bayer Leverkusen ka fituar 2:0 ndaj Augsburg.

Skuadra e Granit Xhakës nuk rrezikoi për asnjë moment fitoren, me dy golat e shënuar në pjesën e parë.

Terrier shënoi për 1:0 në minutën e 14-të, ndërsa Florian Wirtz e dyfishoi rezultatin pesë minuta para fundit të pjesës së parë.

Deri në fund nuk pati ndryshim në rezultat dhe Bayer Leverkusen iu gëzua fitores së radhës.

Leverkusen tani afrohet në vetëm 4 pikë me liderin Bayern Munich.

Lajme të ngjashme