KATAR 2022 | Bayern Munich e Inter vazhdojnë dominimin në Botëror, për 40 vite të paktën një lojtar i tyre pjesë e finales - NACIONALE

KATAR 2022 | Bayern Munich e Inter vazhdojnë dominimin në Botëror, për 40 vite të paktën një lojtar i tyre pjesë e finales

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Franca do të përballet me Argjentinën në finalen e Kupës së Botës 2022 këtë të diele, me francezët që mund të jenë kombëtarja e parë që ruan titullin kampion, që nga Brazili i vitit 1962. Por kjo ndeshje garanton gjithashtu një tjetër statistikë të jashtëzakonshme. Të paktën një lojtar i Interit e Bayern Munichit ka marrë pjesë në 40 vitet e fundit në finale të Botërorit dhe kjo do të ndodhë edhe në këtë finale.

Që nga finalja e Botërorit të vitit 1982 mes Italisë e Gjermanisë Perëndimore, si zikaltrit ashtu edhe bavarezët kanë pasur përfaqësuesin e tyre në fushë në finalen e turneut më të madh në botë për futboll.

Të dielën e 18 dhjetorit, kur Kylian Mbappe udhëheqë skuadrën ndaj Lionel Messit e bashkëlojtarëve të tij, si Bayerni ashtu edhe Interi do të kenë përsëri një lojtar të përfshirë.

Lautaro Martinez luan për Argjentinën e Upamecano, Pavard, Lucas Hernandez dhe Coman për Francën.

Ja një vështrim për këtë ecuri të jashtëzakonshme të këtyre dy skuadrave.

Spanjë 1982 | Itali 3:1 Gjermani Perëndimore

Bayern: Karl-Heinz Rummenigge, Paul Breitner, Wolfgang Dremmler (Gjermania Perëndimore);

Inter: Beppe Bergomi, Gabriele Oriali, Alessandro Altobelli (Itali).

Meksikë 1986 | Argjentinë 3:2 Gjermani Perëndimore

Bayern: Lothar Matthaus, Dieter Hoeness, Norbert Eder (Gjermania Perëndimore);

Inter: Karl-Heinz Rummenigge (Gjermania Perëndimore).

Itali 1990 | Gjermani Perëndimore 1:0 Argjentinë

Bayern: Klaus Augenthaler, Jurgen Kohler, Stefan Reuter (Gjermania Perëndimore);

Inter: Andrea Brehme, Jurgen Klinsmann, Lothar Matthaus (Gjermania Perëndimore).

ShBA 1994 | Brazil 0:0 Itali, 3:2 penallti

Bayern: Jorginho ( Brazil );

Inter: Nicola Berti (Itali).

Francë 1998 | Francë 3:0 Brazil

Bayern: Bixente Lizarazu (Francë);

Inter: Youri Djorkaeff (Francë), Ronaldo (Brazil).

Japoni/Kore e Jugut 2002 | Brazil 2-0 Gjermani

Bayern: Oliver Kahn, Carsten Jancker, Thomas Linke, Jens Jeremies (Gjermani);

Inter: Ronaldo (Brazil).

Gjermani 2006 | Itali 1-1 Francë, 5-3 penallti

Bayern: Willy Sagnol (Francë);

Inter: Marco Materazzi (Itali).

Afrika e Jugut 2010 | Spanja 1-0 Holandë

Bayern: Arjen Robben, Mark van Bommel ( Holandë );

Inter: Wesley Sneijder (Holandë).

Brazil 2014 | Gjermani 1-0 Argjentinë

Bayern: Manuel Neuer, Philipp Lahm, Jerome Boateng, Bastian Schweinsteiger, Toni Kroos, Thomas Muller, Mario Gotze (Gjermani);

Inter: Rodrigo Palacio, Hugo Campagnaro, Ricky Alvarez (Argjentinë).

Rusi 2018 | Francë 4-2 Kroaci

Bayern: Corentin Tolisso (Francë);

Inter: Marcelo Brozovic, Ivan Perisic (Kroaci).

Katar 2022 | Francë – Argjentinë

Bayern: Benjamin Pavard, Dayot Upamecano, Kingsley Coman, Lucas Hernandez (Francë);

Inter: Lautaro Martinez (Argjentinë).

Lajme të ngjashme