Bayern i rikthehet fitores në Bundesligë, mposht pastër Wolfsburgun - NACIONALE

Bayern i rikthehet fitores në Bundesligë, mposht pastër Wolfsburgun

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bayern ka mposhtur 4:2 në udhëtim Wolfsburgun, duke iu kthyer kështu fitores pas tri barazime radhazi që kishte regjistruar në kampionat.

Bavarezët kanë shënuar një fitore të çmuar kundër Wolfsburgut në kampionat, në një periudhë delikate kohore, pak para se të fillojnë edhe ndeshjet në Ligën e Kampionëve.

Epërsia për mysafirët erdhi shumë shpejt. Në minutën e 9-të Davies harkoi për mrekulli, duke gjetur të lirë Comanin, i cili shënoi me anë të zgjatjes së këmbës për 1:0.

Bayern arriti ta dyfishojë epërsinë vetëm pas pak minutash. Sërish ishte Coman ai që shënoi golin e radhës. Në minutën e 14-të sulmuesi francez finalizoi një aksion të mirë, pasi u shërbye nga Cancelo.

Tryesnia në sulm e kampionëve në fuqi të Gjermanisë nuk mbaroi me kaq. Goli i tretë erdhi si produkt i dyshes gjermane Kimmich – Muller.

Në minutën e 19-të mbrojtësi gjerman pasoi mirë për Muller. Sulmuesi veteran i skuadrës u tregua shumë klinik para portës, duke shënuar për 3:0.

Pak çaste para përfundimit të pjesës së parë Wolfsburgu ngushtoi epërsinë. Pas një aksioni të mirëfilltë që organizuan vendësit, Kaminski realizoi bukur.

Pjesa e dytë ishte me ritëm më të ngadalët të lojës. Gjithsesi, për Bayernin nuk nisi në formën më të mirë, pasi nga minuta e 10-të mbeti me një lojtar më pak në fushë, meqë nga loja me kartonin e dytë të verdhë u largua Kimmich.

Edhe pse me disavantazh numerik në fushë, bavarezët ia dolën ta shënojnë edhe një gol të radhës. Kësaj here ishte mesfushori fantastik gjerman Musiala ai që vendosi veten në listën e golashënuesve në këtë takim.

Në minutën e 73-të pas një driblimi persona dehës nga pozita ballore, ai u fut në zonë të rreptësisë dhe finalizoi në formë magjepse aksionin në fjalë, duke shënuar për 4:1 (VIDEO).

Golin e fundit në këtë takim e shënuan nikoqirët. Në minutën e 81-të Svanberg u tregua shumë pragmatik, duke dërguar topin në rrjetë (VIDEO).

Me këto shifra mbaroi epilogu i ndeshjes. Bayern tani zë pozitën e parë me 40 pikë të tubuara, kurse Wolsfburg renditet në pozitën e 7-të tabelore.

Përmbledhja e ndeshjes Wolfsburg - Bayern:

Lajme të ngjashme