Bastian Schweinsteiger e fajëson Pep Guardiolën për dështimet e Kombëtares së Gjermanisë
Bastian Schweinsteiger ka ngulur këmbë se Pep Guardiola duhet ta marrë mbi super një pjesë të fajit për rënien e Kombëtares së Gjermanisë, për shkak të stilit të lojës së tij në Bayern Munich.
Qëkur e arriti gjysmëfinalen në Kampionatin Evropian 2016, Gjermania ka dështuar keq në turnetë e mëdhenj.
Ajo u turpërua në dy botërorët e fundit, 2018 dhe 2022, duke u eliminua qysh në fazën e grupeve. Në Euro 2020 u eliminua menjëherë pas fazës së grupeve.
Schweinsteiger, i cili luajti nën urdhrat e Guardiolës në Bayern Munich për dy sezone para se të spanjolli të largohej dhe ta emërohej trajner i Manchester City më 2016, e ka fajësuar Guardiolën për rënien e vlerës së kombëtares gjermane.
Ish-përfaqësuesi i Gjermanisë beson se ekipi kombëtar u përqendruar tepër në futboll me posedim të topit dhe e humbi fuqinë si ekip luftarak.
“Kur Guardiola iu bashkua Bayern Munichut, kur erdhi në vend, të gjithë besonin se ne duhej ta luanim atë lloj futbolli, p.sh. pasime të shkurtra dhe kështu. Në njëfarë mënyre ne po i humbnim vlerat tona”, tha Bastian Schweinsteiger për talkSPORT.

“Mendoj se shumica e vendeve e shihnin Gjermaninë si ekip luftarak, që vraponte deri në fund e gjëra të tilla. Këto fuqi humbën gjatë shtatë apo tetë vjetëve të fundit. Ne e harruam këtë dhe u fokusuam shumë në lojën me pasime të mira për njëri-tjetrin”, shtoi ai.
Megjithëse Bayerni i fitoi tre tituj në Bundesligë, dy Kupa të Gjermanisë dhe një Kupë të Botës për Klube gjatë kohës së Guardiolës, u mposht në tri gjysmëfinale radhazi në Ligën e Kampionëve.
Gjermania tani po përballet me sfidën e rindërtimit të skuadrës dhe në rikthimin e identitetit të vet nën udhëheqjen e trajnerit Hansi Flick.
